Moment tensioni janë regjistruar mes të rinjve dhe efektivëve të policisë pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku situata është përshkallëzuar dhe janë regjistruar momente dhune.
Në pamjet nga protesta shihen efektivë të policisë që përdorin shkopinj gome dhe godasin të rinjtë, ndërsa ndaj protestuesve është hedhur ujë me presion dhe gaz lotsjellës.
Një moment tjetër që bie në sy është ai gjatë shoqërimit të një prej të rinjve, ku një efektiv policie shihet duke i mbyllur gojën protestuesit.
Përplasjet pranë Ministrisë së Arsimit vijnë në kuadër të protestave që studentët dhe gjimnazistët kanë zhvilluar ditët e fundit në Tiranë, me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.



