• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Pas seancës maratonë GJKKO merr vendimin, Veliaj në burg, Xoxa detyrim paraqitje

12 Shkurt, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pas seancës maratonë GJKKO ka lënë në burg kryebashkiakun Erion Velia, ndërsa për Ajola Xoxën ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua mëngjesin e 10 shkurtit nga zyrtarë të SPAK dhe BKH-së. Aksioni u zhvillua në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku Veliaj u dërgua në qeli pas një hetimi të drejtuar nga Gjykata e Posaçme.

Veç bashkëshortes e tij, Ajola Xoxa, janë të përfshirë edhe biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

Lexo edhe:

Balla pas përplasjeve në Kuvend: Nuk do të bllokojmë integrimin në BE! Sfidon studentët: Mateni mbështetjen në zgjedhjet vendore të 2027-ës

“Vetëm në Shqipëri më shumë efektivë të lënduar”, Rama publikon shifrat: Policia në lartësinë e duhur gjatë protestave

Hetimet për Veliajn filluan me kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes dhe sekuestrimin e telefonit të tij celular, më 6 dhjetor, nga oficerët e policisë gjyqësore.

Po ashtu, kontrollohet edhe banesa e vëllait të kryebashkiakut. Prokuroria e Posaçme ka hapur një hetim pasuror ndaj Veliajt dhe po shqyrton rolin e tij në çështje të ndryshme, përfshirë atë të inceneratorit të Tiranës dhe lidhjet me kompaninë “5D”.

NJOFTIMI PER MEDIAT

  1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
    me datë 11.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Marrjen në
    pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit
    personal të vendosur për personat nën hetim Erion Vliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule,
    Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha me vendimin
    Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
    dhe Krimin e Organizuar; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit me karakter
    shtrëngues të vendosur ndaj këtyre shtetasve”.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
    112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, vendosi:
  3. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
    K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7,
    datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Krimin e Organizuar.
  4. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj
    personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës
    së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me
    masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u
    paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i
    K.Pr.Penale.
  5. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të
    policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo
    muaj, ora 11:00.
  6. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i
    Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika
    1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
  7. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme
    për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.
  8. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
    K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7,
    datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
    Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
    Krimin e Organizuar.
  9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
    gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
    hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme
    të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
  10. Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të
    policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt
    të çdo muaj, ora 14:00.
  11. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
    gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
    hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
    Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë
    ndryshim:
  12. Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të
    policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt
    të çdo muaj, ora 14:30.
  13. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
    gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
    hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
    Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë
    ndryshim:
  14. Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të
    policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të
    çdo muaj, ora 11:15.
  15. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
    gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
    hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
    Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë
    ndryshim:
  16. Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të
    policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo
    muaj, ora 14:30.
  17. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
    në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
  18. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit
    për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky
    afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
    Tiranë, më datë 12.02.2025
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Nga Kategoria

Kryesore

Balla pas përplasjeve në Kuvend: Nuk do të bllokojmë integrimin në BE! Sfidon studentët: Mateni mbështetjen në zgjedhjet vendore të 2027-ës

22 Tetor, 2026
Aktualitet

“Vetëm në Shqipëri më shumë efektivë të lënduar”, Rama publikon shifrat: Policia në lartësinë e duhur gjatë protestave

22 Tetor, 2026
Aktualitet

Samiti i Berlinit/ Rama mbërrin në Mal të Zi, batuta e kryeministrit: Kam helikopterë mbi kokë sa herë vij

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Balla pas përplasjeve në Kuvend: Nuk do të bllokojmë integrimin në BE! Sfidon studentët: Mateni mbështetjen në zgjedhjet vendore të 2027-ës

22 Tetor, 2026

“Vetëm në Shqipëri më shumë efektivë të lënduar”, Rama publikon shifrat: Policia në lartësinë e duhur gjatë protestave

22 Tetor, 2026

Samiti i Berlinit/ Rama mbërrin në Mal të Zi, batuta e kryeministrit: Kam helikopterë mbi kokë sa herë vij

22 Tetor, 2026

Nuk i mbijeton plagëve të rënda, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 37-vjeçari që u përfshi nga flakët e makinës në Skërficës

22 Tetor, 2026

Karrige të kthyera përmbys, bllokim foltoreje dhe goditje e tavolinave nga deputetët e PD, çfarë po ndodh në Kuvend, Peleshi lexon me shpejtësi nenet

22 Tetor, 2026

Përplasje jashtë Kuvendit/ Protestuesit shtyjnë gardhin metalik të policisë, brenda zhvillohet seanca plenare

22 Tetor, 2026

“Kërkojmë dorëheqjen e Ramës, qeveri kujdestare dhe vetëshpërndarjen e Parlamentit”/ Këlliçi: Grupi Parlamentar i PD dënon dhunë shtazarake ndaj studentëve dhe shantazhin e kryeministrit të delegjetimuar

22 Tetor, 2026

Protesta/ PD bllokon foltoren që në nisje të seancës: Duhet zgjidhje politike

22 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.