• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Seanca maratonë për Erion Veliajn, GJKKO pritet të marrë vendim

12 Shkurt, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ka përfunduar në orën 19:20 seanca e nisur prej orës 13:30 në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten Ajola Xoxa dhe biznesmenët.

Gjyqtari Erjon Bani u tërhoq për vendim pasi dëgjoi argumentet e palës mbrojtëse të cilët kërkuan masa më të buta sigurie si dhe argumentet e prokurorit të SPAK, Ols Dado i cili kërkoi lënien në fuqi të masave të sigurisë të marra nga ky gjyqtar më 9 shkurt 2025. 

Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv. Prokurorë të dosjes janë Ols Dado dhe Altin Dumani, ndërsa gjyqtar Erion Bani.

Lexo edhe:

Mbyllet me barazim pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi

Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë, e përqafon Laçi

Çfarë u tha në seancën me dyer të mbyllura?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka akuzuar prokurorin Ols Dado për konflikt interesi. 

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu” mësohet të ketë thënë ai.

Mbështetësit solidarizohen me Veliajn

Seanca ishte parashikuar të niste në 08:30, por u vonua me gjysmë ore pasi nuk kishte drita. Seanca u shty për në 13:00, pasi kërkuan që të njihen me aktet hetimore, 6 fashikuj. Seanca nisi në orën 13:30 për tu mbyllur në orën 19:20. 

Kanë qenë dhjetra mbështetës të kryebashkiakut që janë solidarizuar me të, si në orën 08:30 minuta kur Veliaj u shoqërua nga Blloku i Sigurisë në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë ashtu edhe pasdite në orën 17:00. Ata vlerësojnë punën e kryebashkiakut për ndërtimin e Tiranës.

Cfarë saktësoi SPAK

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se në nisje të seancës dy prokurorët e çështjes, Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë saktësuar se Veliaj nuk është person i dënuar. Kjo vjen, pasi në dosje, SPAK e prezantonte Veliajn si person të dënuar, por Shqiptarja.com siguroi edhe dokumentin e gjendjes gjyqësore të datës 11 shkurt 2025, ku thuhej se Veliaj nuk rezulton i dënuar. Prokurorët kanë thënë se ka qenë një gabim i regjistrit elektronik. 

Për çfarë akuzohet Veliaj, Xoxa dhe biznesmenët?

Sipas SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe 6 biznesmenë pranë tij. Ajola Xoxa u kthye brenda ditës nga një udhëtim në Itali, për të zbatuar masën e arrestit shtëpiak. 

SPAK thotë se Veliaj ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek 5 biznesmenët ndaj të cilëve është caktuar masa arrest me burg. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetasja Ajola Xoxa, si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh. SPAK thotë se përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro. 

Prokuroria e Posaçme thotë se Ajola Xoxa në 6 vite ka blerë online mbi 860 mijë euro veshje dhe bizhuteri, shpenzime të cilat nuk i ka deklaruar. SPAK sekuestroi vilën 494 m2 në Qerret, e ndërtuar nga kompania Agi Kons e ndërtuesit Gentian Sula, 2 llogari bankare të Ajola Xoxës me vlerë 869,149  Euro dhe para të valutave të ndryshme me vlerë 115 mijë euro, të gjetura në një kasafortë, gjatë kontrolleve në një prej bizneseve të Xoxës.

Masat e sigurisë dhe akuzat

Erion Veliaj – Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash

Ajola Xoxa – Arrest shtëpie; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie

Elman Abule –Arrest me burg; Pastrim Parash

Gentian Sula – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv

Meriman Palushi – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv

Fatmir Bektashi –Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv

Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv (masa nuk është ekzekutuar)

Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv.

Tags: erion veliajgjkkovendim

Nga Kategoria

Aktualitet

Mbyllet me barazim pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025
Kryesore

Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë, e përqafon Laçi

7 Qershor, 2025
Aktualitet

Mbyllet 0-0 pjesa e parë! Manaj humb penalltinë në fund

7 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Mbyllet me barazim pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025

Reagimi i Manajt pasi humbi mundësinë e artë përballë Serbisë, e përqafon Laçi

7 Qershor, 2025

Mbyllet 0-0 pjesa e parë! Manaj humb penalltinë në fund

7 Qershor, 2025

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

7 Qershor, 2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja

7 Qershor, 2025

E rëndë në Tiranë, 14-vjeçari bie nga kati i gjashtë i pallatit

7 Qershor, 2025

Muaji i qershive, cilat janë vlerat ushqyese dhe vetitë kuruese të tyre

7 Qershor, 2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

7 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.