Rusia ka nisur operacione sabotazhi ndaj kompanive daneze që furnizojnë Ukrainën me pajisje ushtarake, sipas shërbimit danez të sigurisë dhe inteligjencës PET. Deklarata u bë sot nga Josefine Christensen, analiste e lartë e PET, gjatë një konference për sigurinë në Kopenhagë. Sipas saj, Moska ka kaluar nga përpjekjet e gjera për të penguar mbështetjen perëndimore për Ukrainën, drejt goditjes së objektivave që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në front, veçanërisht prodhuesve të armëve.
Christensen tha se gjatë pranverës autoritetet daneze kishin vërejtur shumë planifikime, por pak veprime konkrete, ndërsa që nga fillimi i verës aktiviteti është rritur ndjeshëm. Sipas PET, Danimarkë, inteligjenca akuzon Rusinë për sabotazh ndaj kompanive të mbrojtjes.
Rusia i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirje në sabotazhe dhe luftë hibride. Ambasada ruse në Kopenhagë i ka cilësuar akuzat daneze si të pabazuara. Paralelisht, inteligjenca daneze ka paralajmëruar se Rusia pritet të intensifikojë sulmet hibride ndaj vendeve perëndimore në muajt e ardhshëm. PET thotë se kërcënimi ndaj Danimarkës është rritur, ndërsa sabotazhi mund të synojë veçanërisht kompanitë që lidhen me mbështetjen ushtarake për Ukrainën.











