Alarm në Bilaj të Fushë-Krujës, ku një vatër e madhe zjarri është aktivizuar mbrëmjen e sotme dhe flakët po avancojnë në drejtim të banesave.
Situata është përkeqësuar nga era e fortë, e cila po ndihmon përhapjen e shpejtë të flakëve dhe e ka çuar zjarrin pranë zonave të banuara.
Forcat zjarrfikëse të Krujës kanë mbërritur në terren dhe po ndërhyjnë për të frenuar frontin e zjarrit. Operacioni është përqendruar në izolimin e vatrës dhe pengimin e avancimit të flakëve drejt shtëpive.
Deri në këto momente, rreziku kryesor lidhet me përhapjen e zjarrit për shkak të kushteve të erës, ndërsa ndërhyrja në terren vijon.











