Gjykata rrëzoi kërkesën e producentit Petri Bozo i cili kërkoi të ndryshonte masa nga arrest në shtëpi ne detyrim paraqitje.
Sipas TCH, Bozo kishte dorëzuar disa ftesa ku sipas tij nga data 24 tetor deri në 6 nëntor duhet të ishte i pranishëm në eventin e Miss Globe në Tajlandë.
Gjyqtarja e Elbasanit Suela lika vlerësoi se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës dhe la në fuqi arrestin shtëpiak ndaj tij.
Producenti Petri Bozo është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Apelit, pas aksidentit tragjik të 25 majit në aksin Elbasan–Librazhd, ku humbi jetën një 7-vjeçar.
Bozo dyshohet se, duke drejtuar automjetin, përplasi për vdekje të miturin pranë fshatit Mengël. Fillimisht ndaj tij ishte caktuar “arrest me burg”, masë që Apeli e zëvendësoi me arrest shtëpie.











