Dëmtimi i Raphinhas me Brazilin ndaj Australisë ka sjellë reagime të forta në ambientin katalanas.
Sulmuesi i Barcelonës u zëvendësua në pushim për shkak të shqetësimeve në kofshën e djathtë, ndërsa gazetari Alfredo Martínez reagoi menjëherë në rrjetet sociale.
“Duket se Raphinha u zëvendësua për shkak të dhimbjeve në kofshë. Një tjetër nder i madh nga Ancelotti… nuk mësojnë kurrë”, shkroi gazetari i “Onda Cero”.
Deklarata ishte një thumbim ndaj Carlo Ancelottit, ish-trajnerit të Real Madridit, duke nënkuptuar se mungesa e mundshme e Raphinhas do t’i favorizonte madrilenët.
Barcelona e kishte ndjekur me kujdes ngarkesën fizike të brazilianit gjatë grumbullimit, pasi lojtari ka pasur edhe më parë probleme muskulore.
Raphinha kishte shënuar me penallti përpara se të largohej nga fusha, ndërsa Endrick mori vendin e tij në pjesën e dytë.











