• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Aeroporti i Malpensas merr zyrtarisht emrin “Silvio Berlusconi”

25 Shtator, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Aeroporti i Malpensas në Itali është emëruar zyrtarisht “Silvio Berlusconi”, në nderim të ish-kryeministrit italian dhe themeluesit të Mediaset.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ceremonia e inaugurimit të emrit të ri u zhvillua mëngjesin e së premtes, në aeroportin e Vareses, në prani të familjarëve të Berlusconit, si dhe figurave të larta politike dhe institucionale italiane.

Në ceremoni ishte e pranishme vajza e tij, Marina Berlusconi, e cila u shpreh e emocionuar dhe krenare që aeroporti, i cili çdo ditë pret mijëra udhëtarë nga e gjithë bota, do të mbajë emrin e të atit.

Lexo edhe:

E papritur, ndërpriten të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Defekti global në Microsoft nxjerr në pah rrezikun e varësisë nga pak gjigantë të teknologjisë

Marina e përshkroi Berlusconin si një njeri që “gjithmonë kërkonte dialogun me të gjithë”.

Në emër të familjes foli edhe vëllai i tij, Paolo Berlusconi, i cili e cilësoi aeroportin si një portë drejt Evropës dhe botës. Sipas tij, vendosja e emrit të Silvio Berlusconit është një mënyrë për të ruajtur kujtimin dhe trashëgiminë e tij.

“Sot Silvio nuk është më, por është më i gjallë se kurrë”, u shpreh Paolo Berlusconi, duke iu referuar rolit që ish-kryeministri pati në biznes, sport, media dhe politikë.

Në ceremoninë zyrtare morën pjesë edhe presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana, si dhe zëvendëskryeministri Matteo Salvini.

Salvini e cilësoi Berlusconin si një nga sipërmarrësit më të mëdhenj në historinë politike italiane dhe argumentoi se emërtimi i aeroportit nuk përbën një akt partiak, por një njohje të rolit të tij.

Ndërkohë, emërtimi i aeroportit është shoqëruar edhe me polemika politike.

Kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, nuk mori pjesë në ceremoni.

Salvini shprehu keqardhje për mungesën e tij, ndërsa Sala deklaroi se kishte kundërshtuar vendimin për emërtimin e aeroportit dhe se prania e tij në ceremoni do të binte ndesh me qëndrimin që kishte mbajtur.

Reagim pati edhe nga Marta Fascina, ish-partnerja e Berlusconit dhe deputete e Forza Italia-s. Përmes një postimi në Instagram, ajo shkroi se nga tani, sa herë një udhëtar të niset nga aeroporti “Silvio Berlusconi” dhe të ngrihet në qiell, ish-kryeministri do të jetë aty për ta shoqëruar.

Fascina iu drejtua edhe kritikëve të Berlusconit, duke deklaruar se ata do të vazhdojnë të shohin madhështinë e tij.

Nga Kategoria

Bota

E papritur, ndërpriten të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

13 Nëntor, 2026
Bota

Defekti global në Microsoft nxjerr në pah rrezikun e varësisë nga pak gjigantë të teknologjisë

13 Nëntor, 2026
Bota

Polonia tërhiqet nga financimi i programit të NATO-s për blerjen e armëve amerikane për Ukrainën

13 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjermania e Klopp bind ndaj Serbisë, tani gjithçka vendoset kundër Holandës

13 Nëntor, 2026

E papritur, ndërpriten të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

13 Nëntor, 2026

Defekti global në Microsoft nxjerr në pah rrezikun e varësisë nga pak gjigantë të teknologjisë

13 Nëntor, 2026

Polonia tërhiqet nga financimi i programit të NATO-s për blerjen e armëve amerikane për Ukrainën

13 Nëntor, 2026

U tha se u rrëmbye, reagon Elton Tozaj: Telefonin tim e kishte policia

13 Nëntor, 2026

Dikur pasardhësi i pritshëm i Trump, JD Vance përballet me pasiguri për të ardhmen e tij politike

13 Nëntor, 2026

Dokumente false për të kaluar kufijtë e Europës, si u zbulua rrjeti që operonte në rrjetet sociale

13 Nëntor, 2026

Rruga pa ndriçim, tre motra dhe foshnja përfundojnë me makinë në kanal në Lushnje

13 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.