Një 44-vjeçare nga Polonia, e cila jeton në Rodos të Greqisë, ka denoncuar një 28-vjeçar shqiptar, duke pretenduar se ai e ka mashtruar për një shumë prej 15 mijë eurosh dhe më pas e ka kërcënuar me publikimin e fotove intime.
Sipas mediave greke, 28-vjeçari dyshohet se gjatë viteve 2023 dhe 2024 e ka bindur gruan t’i dorëzonte para në disa këste, duke përdorur pretendime dhe dokumente që, sipas saj, nuk përputheshin me realitetin.
Kur 44-vjeçarja kuptoi se ishte mashtruar dhe kërkoi kthimin e parave, ajo pretendon se i riu e kërcënoi se do t’u dërgonte fëmijëve të saj foto intime të saj, të cilat dyshohet se i kishte në zotërim.











