• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Jonida Maliqi vazhdon betejën gjyqësore: Nga 3 mijë eurot e sekuestruara te kërkesa për indeksimin e detyrimit ndaj të birit

23 Shtator, 2026
tek Lajme, Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

Pas procesit gjyqësor të zhvilluar një vit më parë mes Jonida Maliqit dhe Gent Prizrenit, çështjet ligjore mes palëve vijojnë ende.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Procesi i përfunduar në atë kohë, i fituar nga Jonida Maliqi, lidhej me detyrimet financiare të Gent Prizrenit ndaj të birit. Çështja kishte të bënte me kundërshtimin e veprimeve përmbarimore, pasi përmbarimi kishte sekuestruar 3,000 euro nga llogaria e tij dhe ia kishte kaluar Jonida Maliqit.

Megjithëse shuma ishte ekzekutuar në vitin 2024, procesi gjyqësor vijoi për rreth dy vjet e gjysmë, deri në rrëzimin përfundimtar të kërkesës nga Gjykata. Vendimi u ankimua dy herë, por pa ndryshuar rezultatin.

Lexo edhe:

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

“Je e keqpërdorur zonjë”, Sali Berisha sulmon gazetaren në dalje të SPAK!

Ky ishte procesi i dytë gjyqësor që lidhej me të njëjtën shumë. Në procesin e parë ishte pretenduar se 3,000 eurot nuk përbënin detyrim ndaj fëmijës, pasi shpenzimet e shkollimit ishin paguar.

Ndërkohë, që prej vitit 2023 vijon një tjetër proces gjyqësor, i nisur nga Jonida Maliqi, e cila kërkon indeksimin e detyrimit mujor prej 2,000 eurosh. Kjo shumë ishte përcaktuar me marrëveshje në vitin 2017, ndërsa kërkesa për indeksim bazohet në ndryshimin e kursit të këmbimit dhe nivelin e inflacionit.

Në vitin 2017, kursi i këmbimit ishte afërsisht 1 euro me 137 lekë. Për rrjedhojë, 2,000 euro përfaqësonin rreth 274,000 lekë. Në momentin e nisjes së procesit, kursi kishte zbritur në rreth 110 lekë për euro, ndërsa aktualisht është afërsisht 91.8 lekë.

Me kursin aktual, 3,000 euro janë të barabarta me rreth 275,400 lekë. Sipas këtij krahasimi, vetëm ndryshimi i kursit të këmbimit bën që 3,000 euro sot të përfaqësojnë pothuajse të njëjtën vlerë në lekë që përfaqësonin 2,000 euro në vitin 2017.

Një tjetër element që ngre shqetësim është kohëzgjatja e këtij procesi. Bëhet fjalë për një çështje që lidhet drejtpërdrejt me detyrimin për ushqim dhe mbështetjen financiare të një të mituri me nevoja të veçanta, ndërkohë që kërkesa për rishikimin e këtij detyrimi vijon prej më shumë se tre vitesh. Për një çështje me një natyrë të tillë dhe që prek drejtpërdrejt interesin dhe nevojat e një fëmije, një kohëzgjatje e tillë e procesit vështirë se mund të konsiderohet normale.

Kërkesa për indeksimin e shumës ishte rrëzuar nga Gjykata rreth një vit më parë, por çështja vijon ende në rrugë gjyqësore. Më 23 shtator, gjyqtarja Fahrije Budo, e cila po shqyrton procesin, pritet të shpallë vendimin përkatës.

Nga Kategoria

Aktualitet

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

“Je e keqpërdorur zonjë”, Sali Berisha sulmon gazetaren në dalje të SPAK!

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare ish-kandidati për kreun e PD, Gjergj Hani

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Real Madrid drejt shifrës marramendëse, synon 1.4 miliardë euro të ardhura

12 Nëntor, 2026

Haaland mund të largohet nga City, Scholes e sheh te Barcelona

12 Nëntor, 2026

Zyrtare: Manchester United shkarkon Carrick, Pochettino pranë stolit

12 Nëntor, 2026

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, SPAK kërkon 1 vit burg për Kristian Shkrelin

12 Nëntor, 2026

“Je e keqpërdorur zonjë”, Sali Berisha sulmon gazetaren në dalje të SPAK!

12 Nëntor, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare ish-kandidati për kreun e PD, Gjergj Hani

12 Nëntor, 2026

Berisha del nga SPAK: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut

12 Nëntor, 2026

Tentoi të kalonte 4 kinezë ilegalisht në Greqi, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori nga Kosova

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.