Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Makina ka përplasur një motor dhe drejtuesi i këtij të fundit ka humbur jetën për shkak të plagëve.
Ndërkohë pritet informacion i mëtejshëm nga policia.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.09.2026, rreth orës 14:50, në Don Bosko, automjeti me drejtues shtetasin F. F., rreth 42 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. N., rreth 64 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.










