Një konflikt i nisur për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e thikës në fshatin Proptisht të Mokrës, në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit një person ka mbetur i plagosur lehtë në shpatull. Mësohet se gjendja e tij nuk paraqitet e rëndë.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale. Priten detaje të tjera nga policia në vijim.











