Iliria News ka siguruar foton e 42-vjeçarit Artan Myrtaj, i cili u ekzekutua paraditen e sotme në mes të qytetit të Sarandës.
Dy persona me motor dhe skafandra qëlluan me armë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar, Xhevdet Skëndaj.
Artan Myrtaj rezulton i përfshirë 1 vit më parë në një plagosje për një tokë.











