Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me daljen e përkohëshme nga qelia e paraburgimit të kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili u shtrua në një spital privat.
Sipas asaj që shkruan “TPZ.al”, Erion Veliaj, ka pësuar një dëmtim në këmbë teksa luante futboll në ambientet e ajrimit të paraburgimit të Durrësit, ku ndodhet prej shkurtit të vitit 2025.
Incidenti ka ndodhur rreth dy javë më parë. Pas dëmtimit, Veliaj është dërguar në një spital privat në Tiranë, ku ka kryer një grafi dhe më pas këmbën e ka vendosur në allçi.
Veliaj ndodhet në paraburgim ndërsa ndaj tij po zhvillohet gjyqi në themel. SPAK e akuzon për 13 vepra penale, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre. Veliaj i ka mohuar akuzat.
Më 15 shtator, Gjykata e Lartë la në fuqi masën e arrestit në burg ndaj kryebashkiakut.











