Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e tij gjatë një interviste në A2 CNN, ku foli edhe për marrëdhënien e punës me kryeministrin Edi Rama.
“Nuk ja shpërdorj besimin atij burri që sot është Kryeministri i Shqipërisë. Ju do thoni ke rënë në dashuri me të? PO. Kam 6 muaj në krye të këtij inspektoriati, zero ndërhyrje nga ai burrë. Komunikojmë në përditshmëri.”, tha Dash Sula.
Sula gjithashtu tha se Edi Rama, duke e emëruar në këtë pozicion, i ka rikthyer dinjitetin.
“Dua të jem 1000 herë faqebardhë para shqiptarëve, 100 herë me Edi Ramën, sepse ai burrë më riktheu dinjitetin”, tha Sula. “Më ka rikthyer dinjitetin, në kuptimin jo se do isha harruar unë, por më dha mundësinë që unë të tregoj vlerat e mia morale, profesionale, kush jam. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për mua. Nuk do të rrojmë as 500 vjet, as 1000 vjet. Ka shumë vlerë të kujtohesh për mirë. Mirë është edhe të lëmë emrin e mirë familjes, fëmijëve, nipërve, mbesave, stërnipërve, kur të ikim nga kjo botë”.











