Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Konjufca e ka cilësuar këtë moment si përmbylljen e procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ndërsa ka shprehur pritshmërinë për një vendim lirues.
“Sot është dita finale në këtë proces gjyqësor. Sot është i pritshëm një vendim, një aktgjykim lirues për katërshen drejtuese të shtabit të UCK-së. Lufta jonë ishte një luftë e domosdoshme mbrojtëse, kishte vetëm një qëllim, qëllimin e lirisë së popullit tonë dhe stopimin e gjenocidit të forcave paramilitare serbeSot është dita finale në këtë proces gjyqësor. Sot pritet një vendim, një aktgjykim lirues për katërshen drejtuese të Shtabit të UÇK-së”, u shpreh Konjufca.
Ai ka folur edhe për luftën e UÇK-së, duke e cilësuar atë si një përpjekje mbrojtëse të shqiptarëve të Kosovës.











