Vendi do të karakterizohet sot nga një mot përgjithësisht i qëndrueshëm, ndërsa në disa zona priten reshje lokalisht të dobëta.
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, temperaturat do të variojnë në vlera të ndryshme sipas zonave. Në bregdet temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 19°C deri në 28°C.
Në vendet e ulëta, temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C në mëngjes, deri në 29°C gjatë ditës.
Ndërkohë, në zonat malore temperaturat pritet të jenë më të ulëta, me një interval nga 11°C deri në 24°C.
Sa i përket erës, ajo pritet të fryjë me shpejtësi të lehtë deri mesatare.











