Opinion nga Eroldi Begolli
Lidhur me taksat dhe tatimet e deleguara nga automjetet ne litrat e konsuara te karburantit…
Ne shqiperi ne cdo liter karburant rendojne nje mori taksash, aksizash dhe tatimesh, disa prejt tyre te drejtperdrejta dhe disa prej tyre te deleguara.
Taksa e qarkullimit e cila duhet te aplikohet per mjetet qe qarkullojne dhe jo ne karburant te ne i eshte perllogaritur dhe ponderuar litrit te konsumuar te karburantit…
Taksa e karbonit gjithashtu nuk eshte aplikuar mbi mjetet qe e shkaktojne por e ponderuar mbi litrat e konsumuara…
Aksiza e cila ze nje vend te konsiderueshem ne krijimin e kostos per liter gjithashtu aplikohet per liter..
Dhe mbi te gjitha keto perfshire bashke ne çmimin aplikohet tvsh e cila eshte tvsh mbi çmim dhe tvsh mbi taksat dhe aksizen…
Kjo politike fiskale ka gjeneruar tre situata…
1- Shtimin e madh te makinave me qarkullim te ulet ne Shqiperi por qe bllokojne parkimet, trafikun dhe shtojne kaosin ne rruge.
2- Mjetet qe realisht punojne per pune ne sherbim te popullates, biznesit, aparatit shteteror me cmimin e larte te renduar nga tatimet dhe taksat e karburantit paguajn shume me shume dhe ritin kostot e te mirave duke prekur xhepat e konsumatoreve.
3- Automjetet elektrike perjashtohen nga taksa e qarkullimit, aksiza dhe tvsh si jo konsumatore karburanti nderkohe qe qarkullojne ne te njejtat rruge dhe behen pjese e te njejtit trafik duke i deleguar detyrimet e tyre ne automjetet me motor me djegje te brendeshme.
Mendoj se duke e kaluar taksen e qarkullimit, taksen e karbonit te taksat qe aplikohen mbi mjetet dhe te paguhen per cdo mjet ne drejtorite e trasporti do te kishim nje ritje te konsiderueshme te taksave vjetore per mjet te paguara ne drejtorine e trasporteve e cila si pasoje do te ulte nr e makinave te panevojshme ne qarkullim se askush nuk do donte te pagonte taksa vjetore te larta per mjete qe nuk perdoren dhe mbajtja e tyre nuk justifikojne pagesen e kesaj takse te majme. Kjo do ulte nr e makinave ne qarkullim dhe do lehtesonte qarkullimin, çlironte parkimet dhe ulte ndotjen.
Cmimi i ulur i karburantit do lehtesonte kostot e trasportit te popullates, çmimet ne bujqesi, kostot e bizneseve dhe institucioneve publike.
Dhe mbi te gjitha luhatjet e cmimit te karburantit nuk do ishin kaq te ndjeshme ndaj faktoreve te jashtem.
Rishikimi i aplikimit te ketyre taksave nga te deleguara mbi litrin e karburantit direkt ne automjetet do permiresonte ndjeshem qarkullimin, do ulte kostot vjetore te mjeteve qe realisht punojne dhe do ulte kostot baze te ndertimit te cmimit te te mirave qe konsumon publiku.











