• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 1 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Do t’ju bëj një surprizë”, doli nga shtëpia dhe u zhduk: Pas 8 vitesh, gjykata shpall të zhdukur Elvis Troqen

11 Shtator, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Tetë vite pas zhdukjes së 24-vjeçarit Elvis Troqe, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur të riun. Vendimi i gjykatës është marrë më 15 qershor 2026 dhe është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare. Në të, nëna e tij, Marsela Troqe, është caktuar kujdestare për administrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të djalit të saj.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Troqe humbi kontaktet me familjarët mbrëmjen e 17 korrikut 2018. Në atë kohë, 24-vjeçari sapo ishte kthyer nga Italia pasi kishte përfunduar një dënim për trafikim të lëndëve narkotike.

Në nëntor të 2018, babai i të riut tha se djali kishte dalë ndërsa i kishte thënë se kishte një surprizë.

Lexo edhe:

“Lëvizja Bashkë” do kandidojë me Arlind Qorrin për bashkinë Tiranë në 9 maj 2027

Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën

“Në datën 17 korrik kisha ditëlindjen e nuses dhe të vjehrrës. Kisha prenotuar një lokal në Ujë të Ftohtë për 10 vetë. Në 7 pa njëzetë djali doli nga shtëpia, i thashë mos u vono, më tha nuk vonohem se do t’ju bëj dhe një surprizë. E pyeta çfarë ishte, më tha se kishte gjetur një vajzë dhe donte të fejohej me të. Zbres, futem brenda në lokal, takoj pronarin, e pyes ku është Elvisi, më tha se ka ikur me një shok. E pyes kush është ky, prit e prit, mora nipin dhe vëllain dhe thashë se do veja të takoja nipin e Init. Marr Inin në telefon, më tha jam në spital. Vajta tek shtëpia dhe ngatërrova dhe derën, nuk i rashë derës së saktë. Vajta në polici, bëra një kallëzim atë natë, të nesërmen bëra denoncimin”, tha babai i tij atë kohë.

Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimit, në rrugën kryesore e priste një automjet tip “Mercedes-Benz”, ngjyrë gri. Elvis Troqe është parë duke përshëndetur drejtuesin dhe më pas duke hipur në automjet, ku raportohej se ndodheshin edhe dy persona. Nga ai moment, edhe gjurmët e Elvis Troqes humbën.

Hetimi ngriti dyshime se rasti mund të mos kishte të bënte me një largim të zakonshëm. Në atë kohë, Prokuroria e Vlorës deklaroi se në materialet e referuara ishin konstatuar elemente të veprës penale të rrëmbimit të personit.

Hetuesit kryen gjithashtu veprime të tjera hetimore, përfshirë kontrolle në banesën e Inez Hajrullës. Ai deklaroi se atë pasdite kishte dalë për fizioterapi dhe se nuk kishte njohje me Elvis Troqen.

Nga Kategoria

Aktualitet

“Lëvizja Bashkë” do kandidojë me Arlind Qorrin për bashkinë Tiranë në 9 maj 2027

1 Nëntor, 2026
Aktualitet

Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën

1 Nëntor, 2026
Aktualitet

Pragmatizëm diplomatik apo politikë personale? Çfarë qendron pas afrimit të Ramës, me Izraelin?

1 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Juventus ringrihet ndaj Napolit, Alajbegovic dhe Boga i japin frymë Spallettit

1 Nëntor, 2026

“Lëvizja Bashkë” do kandidojë me Arlind Qorrin për bashkinë Tiranë në 9 maj 2027

1 Nëntor, 2026

Avokati Saimir Vishaj në gjëndje kritike për jetën

1 Nëntor, 2026

Pragmatizëm diplomatik apo politikë personale? Çfarë qendron pas afrimit të Ramës, me Izraelin?

1 Nëntor, 2026

Paralajmërimi amerikan shmang një sulm fatal në Moskë

1 Nëntor, 2026

U arratis pasi humbi zgjedhjet, Trump pret ish-kandidatin për president që po hetohet në Brazil: Të rrijë sa t’i dojë kokrra e qejfit

1 Nëntor, 2026

Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Ilijana Jotova del fituese sipas exit-polleve paraprake pas mbylljes së votimit! Mbështetëse e dialogut me Moskën

1 Nëntor, 2026

U nda nga jeta në moshën 78-vjeçare, homazhet për ish-deputetin dhe diplomatin Bashkim Zenelin të hënën te Kuvendi

1 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.