Champions League rikthehet me një edicion që pritet të jetë ndër më të hapurit e viteve të fundit. Manchester City nis një epokë të re pa Guardiolën, Mourinho rikthehet në Europë me Real Madridin, PSG synon të vazhdojë dominimin, ndërsa Arsenal dhe Bayern Munich paraqiten si dy prej projekteve më të forta të sezonit.
Opta Analyst ka analizuar të dhënat e avancuara të 36 skuadrave pjesëmarrëse dhe, përmes superkompjuterit të saj, ka simuluar skenarë të ndryshëm për të llogaritur shanset e secilës skuadër për të fituar trofeun në pranverën e vitit 2027.
Arsenali i Mikel Artetës del si favoriti kryesor me 20.9% mundësi për triumfin final, ndërsa Bayern Munich është shumë pranë me 19.4%. Manchester City renditet i treti, ndërsa Barcelona është e katërta.
Ajo që bie më shumë në sy është pozicioni i Real Madridit. Skuadrës së José Mourinhos i jepen vetëm 4.4% mundësi për ta fituar Champions League, duke u renditur vetëm e shtata. Edhe PSG, kampione në fuqi, ndodhet më poshtë nga sa mund të pritej, me 7.1%.
Favoritët sipas Opta:
- Arsenal – 20.9%
- Bayern Munich – 19.4%
- Manchester City – 12.3%
- Barcelona – 8.2%
- PSG – 7.1%
- Liverpool – 6.1%
- Real Madrid – 4.4%
- Manchester United – 3.8%
- Inter – 3.6%
- Aston Villa – 2%
Sipas parashikimit të superkompjuterit, Arsenal dhe Bayern janë dukshëm përpara rivalëve të tjerë, ndërsa skuadra si Real Madrid dhe PSG do të duhet të përmbysin parashikimet për të shkuar deri në fund.











