• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 7 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Rajoni

Bosnja tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

7 Shtator, 2026
tek Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviç, njoftoi të hënën se pothuajse i gjithë personeli diplomatik i Ambasadës së Bosnjës në Serbi do të tërhiqet, si përgjigje ndaj veprimeve të zyrtarëve serbë pas vdekjes dhe varrimit të kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Konakoviç tha se në Beograd mund të mbeten vetëm ambasadori dhe konsulli, pasi për emërimin dhe shkarkimin e tyre vendos Presidenca e Bosnjës, ndërsa pjesa tjetër e stafit do të tërhiqet.

Sipas tij, shërbimet konsullore pritet të transferohen te ambasadat e Bosnje e Hercegovinës në Zagreb dhe Podgoricë.

Lexo edhe:

I zunë pritë në derën e shtëpisë për ta vrarë, plagoset 55-vjeçari shqiptar në Athinë

Kos anulon vizitën në Serbi: Varrimi shtetëror për Mlladiçin, e papranueshme për BE-në

Ai e arsyetoi vendimin me zhvillimet në Serbi pas vdekjes së Mlladiçit, përfshirë varrimin, ceremoninë përkujtimore dhe mesazhet që janë shfaqur në publik.

“Po të mundesha, që sot do t’i ndërprisja marrëdhëniet diplomatike me Serbinë. Ajo që mund të bëj është të punoj që marrëdhëniet t’i zvogëloj në minimumin e mundshëm”, tha Konakoviç.

Ai tha se “nuk ishte befasuar” nga prania e zyrtarëve të Republikës Sërpska në varrimin e Mlladiçit në Beograd dhe paralajmëroi se do të kërkojë sanksione “në të gjitha adresat” ndaj individëve që morën pjesë në ceremoni, përfshirë anëtaren e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq.

Shefi i diplomacisë boshnjake tha se “alarmi i fundit” ishte mesazhi “Drejt Potoçarit”, i shfaqur në ndeshjen e Crvena Zvezdës, duke vlerësuar se ngjarje të tilla përbëjnë vazhdim të glorifikimit të krimeve të luftës dhe autorëve të tyre.

Gjatë derbit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit më 6 shtator, tifozët në tribunën veriore të stadiumit “Rajko Mitiq” shfaqën një portret të madh të Mlladiçit me mbishkrimin: “Drejt Potoçarit”.

Portreti i tij qëndroi i ekspozuar në tribunën veriore gjatë gjithë ndeshjes.

Konakoviq paralajmëroi gjithashtu një ofensivë diplomatike ndaj Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Ai tha se do të dërgohen një sërë notash dhe letrash diplomatike, përmes të cilave do të kërkohet reagim i qartë ndaj qëndrimit të Serbisë ndaj krimeve të luftës të vërtetuara me vendime gjyqësore.

Sipas tij, Bosnja nuk do t’u përgjigjet më në mënyrë pasive përpjekjeve për rishikimin e fakteve për krimet e luftës dhe do t’i përdorë më intensivisht kanalet diplomatike për të paraqitur, siç tha ai, të vërtetën për ngjarjet e luftës së fundit.

Kush nga Bosnja mori pjesë në varrimin e Mlladiçit?

Në ceremoninë e varrimit të Mlladiçit në Beograd morën pjesë zyrtarët më të lartë të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska.

Në mesin e tyre ishin anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zhelka Cvijanoviq; presidenti i Republikës Sërpska, Sinisha Karan; kryeministri Savo Miniq; kryetari i Kuvendit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq; si dhe disa ministra të Qeverisë së këtij entiteti.

Nderime për Mlladiçin bënë edhe Millorad Dodik, kryetar i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, kryetari i Banjallukës, Drashko Stanivukoviq, si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike Serbe në opozitë, Branko Blanusha dhe Marinko Bozhoviq.

Paralajmërime ndërkombëtare për glorifikimin e Mlladiçit

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë paralajmëroi më 7 shtator se “çdo glorifikim i kriminelëve të luftës, mohim i gjenocidit dhe revizionizëm është në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane dhe nuk ka vend as në BE, as në vendet kandidate për anëtarësim”.

Për ceremoninë e varrimit me nderime ushtarake dhe shtetërore kishin reaguar më herët edhe senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chuck Grassley dhe Keith Self, të cilët u bënë thirrje autoriteteve në Serbi dhe Republikën Sërpska të distancohen nga ceremonia.

“Ratko Mlladiq ishte kriminel lufte dhe arkitekt i gjenocidit në Srebrenicë, ku u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë”, thanë senatorët në një deklaratë të përbashkët.

Ata paralajmëruan se glorifikimi i tij do të përbënte përdhosje të kujtimit të viktimave dhe një test për gatishmërinë e Serbisë dhe Republikës Sërpska për t’u shkëputur nga trashëgimia e krimeve të luftës.

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, anuloi ndërkohë një vizitë të planifikuar në Serbi, duke vlerësuar se glorifikimi i një personi të dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat mbështetet rruga evropiane.

Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Mlladiq, të cilin Tribunali i Hagës e dënoi për gjenocid dhe krime të tjera lufte në Bosnje e Hercegovinë, u varros në Beograd të hënën, më 7 shtator, me nderime ushtarake dhe shtetërore.

Më 5 shtator, në Shtëpinë e Ushtrisë së Serbisë në Beograd, për Mlladiqin u mbajt edhe një ceremoni përkujtimore, ku morën pjesë, ndër të tjerë, ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiq, dhe presidenti i Republikës Sërpska, Sinisha Karan.

Në ditët pas vdekjes së Mlladiqit, në disa qytete të Serbisë dhe në entitetin Republika Sërpska u organizuan tubime në kujtim të tij.

Tubimi më i madh u mbajt në Banjallukë më 1 shtator.

Në narrativat e disa mediave në Beograd dhe Banjallukë, Mlladiq është paraqitur si viktimë e Tribunalit, i cili, sipas tyre, nuk e lejoi të kurohej në Serbi, ndërsa vendimi gjyqësor ndaj tij dhe viktimat e krimeve për të cilat u dënua pothuajse nuk janë përmendur. /REL

Nga Kategoria

Lajme

I zunë pritë në derën e shtëpisë për ta vrarë, plagoset 55-vjeçari shqiptar në Athinë

7 Shtator, 2026
Lajme

Kos anulon vizitën në Serbi: Varrimi shtetëror për Mlladiçin, e papranueshme për BE-në

4 Shtator, 2026
Rajoni

Vuçiç reagon për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK: Jam i shqetësuar

3 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Bosnja tërheq stafin e Ambasadës nga Serbia pas varrimit të Mlladiçit me nderime shtetërore

7 Shtator, 2026

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me 2 vite burg dhe 6000 euro gjobë

7 Shtator, 2026

4 shenjat e horoskopit që hyjnë në një periudhë ndryshimesh të mëdha pas 22 shtatorit

7 Shtator, 2026

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Elbasan

7 Shtator, 2026

Modric nuk ndalet me Kroacinë, 40-vjeçari mendon edhe për Euro 2028

7 Shtator, 2026

Nesër deputetët rikthehen në Parlament, jashtë godinës protestë

7 Shtator, 2026

Inter humbet Dimarcon para supersfidës me Real Madridin, Chivu nuk rrezikon me italianin

7 Shtator, 2026

Njeriu i Trump në Tiranë: Shteti Bektashi super projekt, shqiptarët e duan atë

7 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.