Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Ergys Agasin, një nga figurat kyçe të dosjes “AKSHI”,i arrestuar dy ditë më parë.
Pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë dhe pretendimeve të mbrojtjes, gjyqtarja Rudina Palloj vendosi të konfirmojë masën e sigurisë ndaj Agasit.
Në seancë ishin të pranishëm prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.
Ergys Agasi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, pas disa muajsh në kërkim.
Arrestimi u bë në kuadër të një operacioni të SPAK-ut, pas disa javësh vëzhgim nga autoritetet.











