Dy armë automatike janë përdorur në atentatin e ndodhur mesnatën e djshme në Dukagjin të Shkodrës. Prelë dhe Lekë Gjoni, rezultojnë të janë vrarë me më shumë se 50 plumba, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur një bashkëfshatari i tyre që ndodhej në makinë, Lazër Bashi.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se hetimet për rastin janë duke u zhvilluar në disa drejtime, por ajo që po verifikon policia kriminale e Shkodrës, është divorci që ka bërë 57-vjeçari, Lekë Gjoni me bashkëshorten e tij.
Policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve ish-kunetërit dhe njerëz të afërm të ish-gruas. Njëherësh pista tjetër e hetimit është ajo e kultivimit të lëndëve të drogës në zonën e Dukagjinit, fenomen ky që thuajse çdo vit ka prodhur viktima në këtë zonë të largët të Shkodrës.
Babë e bir, i është zonë pritë në fshatin Mgull të Dukagjinit. Ku dy persona kanë lëshuar më shumë se 50 plumba duke i lënë të vdekur në vend.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, viktimave iu është zënë pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth dy kilometra larg rrugës që lidh zonën e Pultit me Shoshin. Ata po udhëtonin nga fshati Mgull në drejtim të Shkodrës.
Dy karikatorë automatiku kallashnikov dyshohet se janë zbrazur ndaj fuoristradës që drejtohej nga Lekë Gjoni. Ai dhe babai i tij humbën jetën në vend, ndërsa automjeti doli nga rruga pasi drejtuesi humbi kontrollin.
Pas të shtënave, autorët dyshohet se janë larguar me një fuoristradë. Disa kilometra larg vendit të ngjarjes është gjetur një automjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur prej tyre.











