Të paktën 11 emigrantë kanë humbur jetën pasi varka me të cilën po udhëtonin drejt Italisë u mbyt në brigjet juglindore të Tunizisë.
Në bord ndodheshin 15 persona, kryesisht të rinj, të gjithë nga zona e Ben Guerdanes. Deri tani, vetëm një person është shpëtuar, ndërsa tre të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.
Mes personave në bord ishin edhe shtatë anëtarë të së njëjtës familje. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë me pjesëmarrjen e rojes bregdetare, ushtrisë, mbrojtjes civile dhe dy helikopterëve.











