Yan Diomande ka dhënë intervistën e parë si lojtar i Real Madridit, duke folur për ëndrrën e tij të realizuar dhe për rolin që José Mourinho pati në transferimin e tij.
Talenti nga Bregu i Fildishtë tregoi se trajneri portugez e kishte telefonuar personalisht, madje në orët e para të mëngjesit, për t’i bërë të qartë se e dëshironte në skuadër.
“Mourinho më zgjoi rreth orës pesë të mëngjesit për të folur me mua. Më tha: ‘Të dua në skuadrën time’. Kur Real Madridi të telefonon, nuk mund të thuash jo”, rrëfeu Diomande.
Ai foli me shumë admirim edhe për Mourinhon, të cilin e konsideron trajnerin ideal për të vazhduar zhvillimin e tij: “Nëse luan për Mourinhon, je gati të japësh gjithçka për të. Të gjithë e njohin karakterin e tij.”
Diomande pranoi se transferimi në Madrid është një ëndërr e bërë realitet, ndërsa tregoi se Cristiano Ronaldo ka qenë idhulli i tij që në fëmijëri. Tani ai do të ndajë dhomën e zhveshjes me yje si Mbappé, Vinicius dhe Bellingham.











