Real Madridi ka prezantuar zyrtarisht Bernardo Silvan si lojtarin më të ri të skuadrës, në një ceremoni private të zhvilluar në Valdebebas.
Mesfushori portugez ka firmosur kontratë deri në vitin 2028 dhe nuk e fshehu emocionin për transferimin në Madrid.
“Që i vogël ëndërron të luash për Real Madridin. Jam shumë i lumtur që jam këtu. E dija sa i madh ishte ky klub, por kur je këtu e ndjen edhe më shumë”, deklaroi Bernardo.
32-vjeçari foli gjithashtu për 15 Champions League të klubit dhe theksoi se tashmë synimi i tij është të punojë fort për të vazhduar traditën e trofeve.
Bernardo vjen pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme te Manchester City, ndërsa José Mourinho e ka provuar gjatë fazës përgatitore si mesfushor qendror dhe në një rol më ofensiv.











