• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Qeveria hungareze fut në lupë 4IG, ç’pritet të ndodhë me ONE Albania?

17 Gusht, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kur miliardat e derdhura pa kriter në epokën e Orbánit fillojnë të lëkunden nga themelet e tyre të kalbura, nuk bëhet fjalë për histori përrallash, por për një dramë politike që po shemb pazaret e bëra prapa kuintave. Qeveria e re hungareze e kryeministrit Péter Magyar ka lëshuar urdhër-hetimin për të futur në lupë të gjitha marrëdhëniet e Grupit 4iG me shtetin hungarez. Vendimi zyrtar nr. 1262/2026, i datës 14 gusht 2026, kërkon një shqyrtim shterues të marrëdhënieve pronësore, financiare, ekonomike dhe kontraktuale mes shtetit dhe 4iG.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Katër ministra kyç janë vënë në linjë zjarri për të dalë publikisht me rezultatet e hetimeve. Mesazhi i qeverisë së re është i prerë: trashëgimia e kontratave galaktike të lëna nga regjimi i vjetër i Orbánit nuk kalon më automatikisht dhe favoret e vjetra nuk vlejnë më.

Perandoria e 4iG, e lidhur ngushtë me biznesmenin Gellért Jászai, u fry nga një kompani relativisht e vogël IT në një përbindësh të telekomunikacionit, mbrojtjes dhe teknologjisë, e majmur me kontrata publike dhe fonde shtetërore. Simboli i kësaj lakmie pa fre është kuadër-kontrata prej 1.311 miliardë forintësh (rreth 3.3–3.7 miliardë euro), e firmosur në mars 2026, pak javë para zgjedhjeve, dhe e shtrirë deri në vitin 2035. Magyar ka deklaruar se faturat paraprake prej rreth 30 miliardë forintësh nuk do të paguhen, duke e shpallur kontratën “joekzistuese” për ekzekutivin e ri.

Lexo edhe:

Me çfarë u plagos Erjon Vishkulli gjatë protestës? Prokuroria pret provën nga Italia

Plagosja në sy e Erjon Vishkullit, reagojnë Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie

Ky tërmet politik prek drejtpërdrejt edhe Shqipërinë. Në vitin 2022, 4iG bleu rreth 80% të ALBtelecom dhe 99.899% të ONE Telecommunications, duke kapur peng duopolin celular së bashku me Vodafone Albania.

Tani pyetjet janë të pashmangshme: A do të goditet strategjia e investimeve të One Albania? Çfarë ndodh nëse strukturat e pronësisë në Budapest pësojnë ndryshime drastike? A do të detyrohet operatori të japë llogari me transparencë të plotë për lidhjet e tij me autoritetet shqiptare?

Hetimi sapo ka hapur siparin, ndërsa faturat e majme dhe kontratat e dyshimta të Budapestit janë tashmë nën mikroskopin e qeverisë së re hungareze./Shkrimi u mor nga JOQ Albania!

Nga Kategoria

Aktualitet

Me çfarë u plagos Erjon Vishkulli gjatë protestës? Prokuroria pret provën nga Italia

26 Tetor, 2026
Kryesore

Plagosja në sy e Erjon Vishkullit, reagojnë Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie

26 Tetor, 2026
Lajme

Po fuste emigrantë ilegalisht në Angli me jaht, shpallet fajtor shqiptari

26 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Unai Simón fiton Trofeun Yashin, shpallet portieri më i mirë i vitit

26 Tetor, 2026

De la Fuente shpallet trajneri më i mirë i vitit: “Është një arritje kolektive”

26 Tetor, 2026

Lamine Yamal fiton Trofeun Kopa për herë të tretë radhazi

26 Tetor, 2026

Britania shqyrton rregulla më të rrepta për qëndrimin e përhershëm të emigrantëve

26 Tetor, 2026

Topi i Artë 2026 nis me 45 minuta vonesë, zbulohet arsyeja e shtyrjes

26 Tetor, 2026

Me çfarë u plagos Erjon Vishkulli gjatë protestës? Prokuroria pret provën nga Italia

26 Tetor, 2026

Kaos para Topit të Artë, faqja zyrtare shpall gabimisht tre fitues

26 Tetor, 2026

Kush do të jetë James Bondi i ardhshëm, gara për “007” përqendrohet në tre emra

26 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.