Dy persona janë arrestuar në Shkodër, pasi dyshohet se po transportonin me furgon 2500 fidanë të dyshuar narkotikë të llojit Cannabis Sativa, me qëllim kultivimin e tyre.
Të arrestuarit janë 23-vjeçari Safedin Lumaj, banues në Shkodër, dhe 29-vjeçari Ndue Prela, banues në fshatin Mali i Jushit.
Sipas Policisë, furgoni me ngarkesën e dyshimtë u konstatua pranë fshatit Hajmel, në Vaun e Dejës. Gjatë kontrollit të automjetit, në disa kuti kartoni u gjetën kubikë me 2500 fidanë të dyshuar kanabisi.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dy personat po i transportonin fidanët për t’i kultivuar më tej.
Materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë, ndërsa dy të arrestuarit do të përballen me procedurat e mëtejshme ligjore.







