Bernardo Silva regjistroi ndeshjen e parë si titullar me Real Madridin, vetëm dhjetë ditë pas bashkimit me skuadrën e Jose Mourinhos.
Për shkak të mungesave në qendër të mesfushës, portugezi u aktivizua fillimisht në një rol më të tërhequr, në krah të Camavingas. Në pjesën e parë ndaj Deportivos ai kompletoi 40 nga 40 pasimet, rikuperoi tre topa dhe nuk humbi asnjëherë posedimin.
Pas pushimit, Mourinho ndryshoi skemën dhe Bernardo mori më shumë liri në fazën sulmuese, duke u afruar më shpesh me zonën kundërshtare.
Megjithatë, ideja e stafit teknik është që 32-vjeçari të përdoret edhe si pjesë e mesfushës së dyfishtë, pasi Real Madridi nuk planifikon aktualisht të kërkojë një lojtar të këtij profili në merkato.
Valverde, Tchouaméni, Thiago dhe Arda Güler janë gjithashtu alternativa për të luajtur përkrah Bernardos në këtë repart.










