Një sulm kibernetik në Poloni ka ekspozuar të dhënat mjekësore të rreth 19 milionë qytetarëve, në një prej rrjedhjeve më të mëdha të të dhënave në vend.
Sipas raportimeve, informacionet e komprometuara përfshijnë të dhëna të ndjeshme shëndetësore të miliona personave. Përmasat e incidentit kanë shkaktuar shqetësim të madh, pasi të dhënat mjekësore konsiderohen ndër informacionet më sensitive të qytetarëve.
Autoritetet polake kanë nisur hetimet për të përcaktuar se si sulmuesit arritën të kenë akses në sistemet dhe nëse të dhënat janë përdorur apo shpërndarë më tej.
Incidenti vjen në një periudhë kur Polonia po përballet me një rritje të ndjeshme të sulmeve kibernetike. Sipas autoriteteve, viti 2025 ishte rekord për numrin e sulmeve dhe incidenteve kibernetike në vend, me një rritje prej rreth 144 për qind krahasuar me vitin paraardhës.
Autoritetet pritet të sqarojnë më tej se cilat të dhëna janë prekur dhe kush qëndron pas sulmit.











