José Mourinho ka zbuluar detaje të reja nga periudha e tij e parë te Real Madridi, duke folur për marrëdhënien me Iker Casillasin dhe disiplinën që gjeti në skuadër kur mbërriti në vitin 2010.
Në dokumentarin e ri të Netflix për karrierën e tij, trajneri portugez tregoi se tri bisedat e para me kapitenin spanjoll e kishin habitur.
“Herën e parë më kërkoi më shumë ditë pushimi për lojtarët e kombëtares. Herën e dytë më kërkoi ta shtynim stërvitjen me një orë për shkak të trafikut. Herën e tretë më tha se lojtarët nuk donin të shkonin në hotel para ndeshjeve”, tregoi Mourinho.
Portugezi shpjegoi se këto kërkesa e bindën menjëherë se duhej të ndryshonte mënyrën e funksionimit të skuadrës.
“E kuptova shumë shpejt se ishin të llastuar”, deklaroi Mourinho, duke rikthyer në vëmendje edhe marrëdhënien e tensionuar që pati më vonë me Casillasin.











