Zjarri vijon të përhapet në zonën e Halilajt dhe Krastës, duke krijuar shqetësim për banesat që ndodhen pranë vatrave aktive.
Përballë situatës, në terren janë vendosur forcat zjarrfikëse, Emergjencat Civile dhe efektivë të ushtrisë, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e avancimit të tyre drejt zonave të banuara.
Ndërhyrja po vështirësohet ndjeshëm nga terreni i thepisur dhe malor, ku aksesimi i vatrave nga toka është i kufizuar. Për këtë arsye, gjatë ditës operacioni është mbështetur edhe nga ajri.
Një tjetër shqetësim për autoritetet janë linjat e tensionit të lartë pranë fshatit Halilaj, të cilat po monitorohen për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Forcat në terren po përdorin edhe mjete rrethanore në përpjekje për të frenuar përhapjen e zjarrit, ndërsa operacioni për shuarjen dhe mbajtjen nën kontroll të vatrave vijon.











