Një tërmet i fortë ka goditur këtë të hënë Kolumbinë. Raportohet se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 7.4.
Si pasojë e tërmetit raportohet se ka aptur dëme materiale dhe disa persona të lënduar.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti kishte një thellësi prej rreth 115 kilometrash. Agjencia Gjeologjike e Kolumbisë raportoi se epiqendra ndodhej në provincën Chocó, në bregdetin e Paqësorit.
Tërmeti u ndje fuqishëm në Bogotá dhe Cali, ndërsa lëkundjet u raportuan edhe në vendet fqinje, përfshirë Venezuelën, Ekuadorin dhe Panamanë. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) bëri të ditur se nuk ishte lëshuar paralajmërim për cunami.











