Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se në Prishtinë po bëhet “gjueti shtrigash” kundër presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas deklaratës së tij kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd.
“Prishtina ka reaguar shumë ashpër kundër Zelenskyt. Atje po bëhet një gjueti shtrigash kundër tij. Vetëm imagjinojeni çfarë rezultati do të ishte sikur të vinte dhe të thoshte: ‘Po, Kosova është Serbi’. A kanë pasur shqiptarët goditje më të fortë se kjo në 14 vitet e fundit?”, ka thënë Vuçiç të dielën në Beograd.
Ai është pyetur nga gazetarët nëse pret ndonjë pasojë për serbët e Kosovës pas kësaj. Ai ka thënë se “e di që është shumë e vështirë për ta, por ne nuk mund të luftojmë kundër NATO-s”.











