Interi po shton presionin për transferimin e Cristian Romeros nga Tottenhami, ndërsa në skenë kanë hyrë edhe Lautaro Martínez dhe Javier Zanetti.
Kapiteni zikaltër ka kontaktuar personalisht mbrojtësin argjentinas për ta bindur të transferohet në Milano, me mbështetjen e Zanettit. Lautaro dhe Romero kanë fituar së bashku Kupën e Botës, dy Copa América dhe “Finalissima”-n me Argjentinën.
Interi dhe Atlético Madridi raportohet se kanë arritur një marrëveshje me Tottenhamin për rreth 40 milionë euro, por vendimi përfundimtar mbetet në duart e lojtarit.
Pengesa kryesore për zikaltrit është paga. Përfaqësuesit e Romeros kërkojnë të paktën 6 milionë euro në sezon, shumë që Interi e konsideron të lartë, ndërsa Atlético është më i gatshëm të plotësojë kërkesat e tij.










