Vatra e zjarrit në fshatin Rriban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë, e cila ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.
Zjarri ka përfshirë kurorat e pishave dhe duke rritur ndjeshëm rrezikun për zgjerimin e mëtejshëm të vatrës në zonën pyjore.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat përgjegjëse vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve, ndërsa kushtet atmosferike po e vështirësojnë ndërhyrjen.
Autoritetet mbeten në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të tjera.











