• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Kosovë/ Varreza masive në Jabukë të Zubin Potokut, ministri Sveçla: Deri më tani janë gjetur 4 trupa, ishin hedhur në gropë gëlqereje pas ekzekutimit

4 Gusht, 2026
tek Kosova, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në Jabukë të Zubin Potokut, ku u zbulua një varrezë masive të dielën, deri më tani janë gjetur të paktën katër trupa, bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili qëndroi në këtë fshat.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sveçla tha se dyshohet se viktimat pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë gëlqereje.

“Sapo erdha nga lokacioni ku është zbuluar varreza e re masive. Deri tani janë zbuluar të paktën 4 trupa, të cilët pas ekzekutimit janë hedhur në një gropë gëlqereje. Hetimet për kriminelët që kanë shkaktuar këtë krim do të vazhdojnë. Ne nuk do të ndalemi derisa nuk zbulojmë edhe të pagjeturit e fundit, por po ashtu nuk do të ndalemi derisa secili kriminel të paguajë për krimet që kanë shkaktuar, posaçërisht për këto krime ku gjatë luftës kanë ekzekutuar njerëz të pafajshëm dhe pastaj kanë punuar që ky krim të fshihet”, tha Sveçla.

Lexo edhe:

Protestuesit ‘shigjetojnë’ Kryeministrinë me gurë e molotov/ Policia i paralajmëron të largohen dhe hedh ujë

“S’kam mbrojtur askënd nga shpata e drejtësisë”, Rama niset për në Budva dhe “dialogon” virtualisht me një student

Ai bëri të ditur se lartësia ku janë gjetur varreza e parë dhe varreza e dytë është diku 900 metra.

“Është e njëjta luginë e përroit, gjë që bën për të dëshmuar që kemi të bëjmë me të njëjtin grup. Duke u shprehur ngushëllime familjeve të të pagjeturve, po ashtu, ju kërkoj durim deri në momentin kur shkenca, ekspertët tanë, të përcaktojnë saktë se kufomat cilëve individë u takojnë dhe pastaj patjetër t’u dorëzohen familjeve, por edhe si shoqëri dhe si shtet t’i përcjellim në mënyrë më dinjitoze të mundshme”, tha Sveçla.

Ministri në detyrë akuzoi Serbinë për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe tha se ka pasur përpjekje të vazhdueshme për fshehjen e tyre.

“Siç kam deklaruar edhe më herët, tashmë është dëshmuar se Serbia është e njëjta Serbi e cila ka shkaktuar krime të luftës në ’98–’99. Ajo nuk po ndryshon dhe përveçse është angazhuar që të dëmtojë, të vrasë e të spastrojë Kosovën nga shqiptarët, gati tri dekada është duke punuar në vazhdimësi që këto krime t’i fshijë”, tha Sveçla./Kosovapress

Tags: kosovevarr masiv

Nga Kategoria

Screenshot
Aktualitet

Protestuesit ‘shigjetojnë’ Kryeministrinë me gurë e molotov/ Policia i paralajmëron të largohen dhe hedh ujë

21 Tetor, 2026
Kryesore

“S’kam mbrojtur askënd nga shpata e drejtësisë”, Rama niset për në Budva dhe “dialogon” virtualisht me një student

21 Tetor, 2026
Screenshot
Kryesore

Protestuesit djegin karrigen e dialogut, refuzojnë ftesën e Ramës

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Protestuesit ‘shigjetojnë’ Kryeministrinë me gurë e molotov/ Policia i paralajmëron të largohen dhe hedh ujë

21 Tetor, 2026

“S’kam mbrojtur askënd nga shpata e drejtësisë”, Rama niset për në Budva dhe “dialogon” virtualisht me një student

21 Tetor, 2026
Screenshot

Protestuesit djegin karrigen e dialogut, refuzojnë ftesën e Ramës

21 Tetor, 2026

Cristiano kryeson sërish listën e Forbes, lë pas Messin dhe Mbappé

21 Tetor, 2026

“Mjafton të jetë me paqe, jo me gurë dhe zjarr”, Rama takon të riun në Kryeminsitri

21 Tetor, 2026

U arrestua për lidhje me organizatë terroriste, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici drejt Turqisë

21 Tetor, 2026

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator

21 Tetor, 2026

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.