Sipas “ESPN”, vendimi tashmë i takon sulmuesit brazilian: të pranojë kushtet e propozuara ose të kërkojë një skuadër të re. Kontrata e tij përfundon pas një viti, ndaj madrilenët mund ta nxjerrin në shitje për të shmangur largimin e tij pa përfituar financiarisht.
Arsenali po e ndjek nga afër situatën dhe besohet se mund të futet në garë nëse Vinicius vendos të largohet. Megjithatë, një burim pranë lojtarit ka mohuar kontaktet e drejtpërdrejta me klubin londinez.
Bisedimet për rinovimin kanë ngecur prej disa muajsh dhe ende nuk është caktuar një takim i ri mes palëve. Pakënaqësitë e brazilianit u shfaqën edhe gjatë sezonit të kaluar, veçanërisht pas zëvendësimit të tij në “El Clásico”.
Vinicius iu bashkua Real Madridit në vitin 2018 dhe është shndërruar në një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës, duke shënuar në dy finale të Ligës së Kampionëve.











