Luis de la Fuente ka bërë të qartë se triumfi në Kupën e Botës nuk u garanton futbollistëve një vend në grumbullimet e ardhshme të Spanjës.
Në një intervistë për “AS”, trajneri spanjoll theksoi se në shtator do të ftojë lojtarët që do të jenë në formën më të mirë, pavarësisht emrit apo kontributit të tyre në sukseset e fundit.
“Nuk kam asnjë detyrim ndaj askujt. Ashtu siç u kam dhënë besim këtyre lojtarëve, do të vijë momenti t’ua jap edhe të tjerëve. Gjithmonë më udhëheqin drejtësia dhe ndershmëria”, deklaroi De la Fuente.
Trajneri shtoi se dyert e kombëtares mbeten të hapura edhe për Álvaro Moratën dhe Dani Carvajalin, duke theksuar se mosha nuk do të jetë kriter vendimtar për përzgjedhjen.
De la Fuente foli gjithashtu për Ferran Torres, autorin e golit vendimtar në finalen e Botërorit. Ai pranoi se sulmuesi është kritikuar shpesh në mënyrë të padrejtë dhe e krahasoi situatën e tij me atë të Moratës.
“Ferran ka statistika të shkëlqyera me klubin dhe kombëtaren. Më kujton disi Moratën. Jam i lumtur që, përballë kritikave të padrejta, arriti të përgjigjej në fushë”, përfundoi trajneri i Spanjës.











