• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 20 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Prezantohet “Smart City”, sistemi me inteligjencë artificiale që synon të transformojë sigurinë publike në Shqipëri

16 Korrik, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Është prezantuar projekti kombëtar “Smart City” me praninë e kryeministrit Edi Rama, Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro dhe Ministrit të Punëve të Brendshme Besfort Lamallari. I pranishëm gjithashtu ishte edhe kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Hita, u shpreh se ky program përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përdorimit të teknologjive të avancuara në funksion të sigurisë publike.
Sipas tij, sfida ishte që Smart City të mos mbetej vetëm një ide ambicioze, por të kthehej në një kapacitet real operacional për parandalimin dhe reagimin ndaj rreziqeve.

“Kur projekti Smart City nisi të diskutohej u prit me skepticizëm nga shumëkush, bëhej fjalë për një projekt me përmasa të paprecedent për vendin tonë në fushën e sigurisë. Një kapërcim i madh drejt përdorimit të teknologjive të avancuara. Por ne zgjodhëm të besonim te vizioni që qëndronte pas këtij projekti, që teknologjia nuk është thjesht një mjet modernizimi por një instrument jetik që na ndihmon të parandalojmë, të reagojmë më shpejt dhe të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë. Ne u angazhuam që Smart City të mos mbetej vetëm një ide ambicioze, por të shndërrohet në një kapacitet real operacional në shërbim të sigurisë publike. Siguria në shkolla është një përgjegjsi absolute që nuk pranon asnjë kompromis. Kemi zgjedhur të investojmë te besimi i qytetarëve, siguria nuk matet me statistika por me ndjenjën e qetësisë dhe sigurisë që çdo qytetar përjeton në lagjen e tij, rrugë, shkollë dhe komunitetin ku jeton”, tha Hita.

Lexo edhe:

Shkon të grabisë një banesë, 25-vjeçari shqiptar vritet në Itali nga pronari i shtëpisë

Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Ministrja Mirela Kumbaro, deklaroi se siguria në shkolla dhe krijimi i një mjedisi ku çdo fëmijë të ndihet i sigurt, i barabartë dhe i mbështetur për të mësuar e për t’u zhvilluar është prioritet i punës së Ministrisë së Arsimit.

Gjatë prezantimit të projektit “Smart City”, Kumbaro, tha se projekti synon të ndërtojë një sistem inteligjent sigurie që i parandalon problematikat, duke krijuar mekanizma që ndihmojnë në identifikimin dhe adresimin e problemeve përpara se ato të ndodhin. Pamjet e kamerave, të cilat do të vendosen në hapësira publike brenda shkollave, nënvizoi ministrja, nuk do të shërbejnë vetëm si elementë hetimi pas incidenteve, por mbi të gjitha si instrument për parandalimin e tyre.

“Me projektin “Smart City” po punojmë të ndërtojmë një sistem që kontrollon territorin për ta bërë më të sigurt dhe më të shëndetshëm, ku pamjet e përftuara prej këtyre kamerave mos të shërbejnë vetëm si element hetimi pasi ka ndodhur një incident, por mbi të gjitha si mekanizëm parandalimi”, tha Kumbaro.

Kumbaro bëri me dije se sistemi arsimor për të siguruar mirëqenien e fëmijëve përveç mësuesve, mbështetet aktualisht në punën e oficerëve të sigurisë dhe psikologëve e punonjësve socialë në shkolla. Kumbaro tha se teknologjia do të fuqizojë punën e këtij rrjeti mbështetës, duke u ofruar profesionistëve më shumë informacion për të ndërhyrë në kohë dhe për të parandaluar konfliktet.

“Por jam e lumtur që projekte si “Smart City” sjellin risinë dhe hedhin themele drejt ndërtimit të një përmase të re të sigurisë, e cila vepron përpara se të ndodhë problemi. Sot, sistemi ynë arsimor mbështetet, përveç personelit pedagogjik, në punën e 329 oficerëve të sigurisë dhe 1,183 psikologëve e punonjësve socialë në shkolla. Kjo tregon se investimi ynë kryesor vazhdon të jetë te njerëzit. Teknologjia vjen për ta fuqizuar këtë rrjet mbështetës, jo për ta zëvendësuar atë. Ajo do t’i ndihmojë të gjithë këta profesionistë të kenë informacionin e nevojshëm për të ndërhyrë më herët, për të parandaluar konfliktet dhe për ta kthyer komunikimin në mjetin më të fortë të edukimit”, nënvizoi Kumbaro.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, sqaroi se programi Smart City nuk është thjesht një projekt kamerash, por një sistem i avancuar teknologjik i ndërtuar mbi inteligjencën artificiale.

Sipas tij, në qendër të këtij programi qëndron Qendra e Komandës dhe Kontrollit, e cila përpunon informacionet për të parandaluar dhe identifikuar rreziqet në kohë reale.

“Programi Smart City nuk është projekt kamerash. Në zemër të këtij programi qëndron qendra e komandës dhe kontrollit, e cila furnizohet me informacion nga këto pajisje të instaluara përqark Shqipërisë. Mendja e këtij programi, që është një program kompjuterik i ndërtuar mbi inteligjencë artificiale i aftë për të përpunuar infirmacion, video, imazhe, audio të cilat vijnë në qendrën e komandës dhe kontrollit nga 873 lokacione operative ku janë vendosur këto pajisje. Çdo sjellje e rrezikshme apo në kundërshtim të normave ligjore detektohet përmes AI dhe merr formën e një alerti për tu ndarë më pas me patrullën më të afërt të policisë”, tha Lamallari.

Në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë Shqiptare për dixhitalizimin e shërbimeve publike, inovacionin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në funksion të sigurisë publike, projekti kombëtar “Smart City” synon krijimin e një sistemi të integruar për monitorimin dhe menaxhimin inteligjent të sigurisë në shkolla, sigurisë në vende publike dhe trafikut rrugor, ky projekt do të pajisë me kamera 20 shkolla.

Nga Kategoria

Kryesore

Shkon të grabisë një banesë, 25-vjeçari shqiptar vritet në Itali nga pronari i shtëpisë

20 Shtator, 2026
Aktualitet

Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

20 Shtator, 2026
Kosova

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Horizonti i Elbasanit

20 Shtator, 2026

Shkon të grabisë një banesë, 25-vjeçari shqiptar vritet në Itali nga pronari i shtëpisë

20 Shtator, 2026

Zyrtare: Christensen dëmtohet sërish, Barcelona e humbet për disa javë

20 Shtator, 2026

Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

20 Shtator, 2026

Publikohen formacionet e derbit të Madridit, Simeone lë Julián Álvarez në stol

20 Shtator, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

20 Shtator, 2026

FOTO/ Mimoza Ahmeti fotografohet duke darkuar në një restorant, kush është burri misterioz që e shoqëron

20 Shtator, 2026

Qëlloi për vdekje gruan se kujdesej për nipërit, Hysniu i nguli th*kën Lumturies para syve të të miturve, 14-vjeçari vuri në lëvizje efektivët e Tiranës (DETAJE)

20 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.