• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 20 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Policia, policia”/ Pritë trafikantit të armëve, sekuestrohen 4 pistoleta që do shiteshin te grupet kriminale

16 Korrik, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një 31-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar 4 armë zjarri tip pistoletë, të cilat dyshohet se do t’i shiteshin një grupi kriminal në Sarandë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas policisë, i riu i arrestuar është banues në Tiranë dhe rezulton me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Sipas policisë, automjeti që drejtohej nga 31-vjeçari ishte mbajtur nën vëzhgim dhe ndalimi i tij u bë në tunelin e Skërficës.

Lexo edhe:

Shkon të grabisë një banesë, 25-vjeçari shqiptar vritet në Itali nga pronari i shtëpisë

Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

Gjatë kontrollit të mjetit, në dyshemenë e tij u gjetën të fshehura 4 pistoleta, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin.

Nga hetimet paraprake dyshohet se armët janë trafikuar në Shqipëri në pjesë të ndryshme dhe më pas janë montuar, me qëllim shitjen e tyre te një grup kriminal në zonën e Sarandës.

Autoritetet thonë se vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i Policisë:

Transportonte 4 pistoleta, kapet në tunelin e Skërficës, dhe vihet në pranga 31-vjeçari (me precedent në fushën e narkotikëve). Nga hetimi dyshohet se armët janë trafikuar në pjesë dhe janë montuar në Shqipëri, për t’ia shitur një grupi kriminal në Sarandë.Sekuestrohen armët e zjarrit dhe automjeti që drejtonte i arrestuari, në dyshemenë e të cilit, ishin fshehur armët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i një hetimi me metoda speciale, kryer në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e shtetasve, të cilët individualisht ose në grup, përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale dhe për sigurinë e qytetarëve, finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë së Sigurisë Publike, Njësia Fier, dhe me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së, operacionin e koduar “Mekanizmi”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 31 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë mbajtur në vëzhgim automjetin që drejtonte 31-vjeçari dhe në tunelin e Skërficës kanë kryer ndalimin e tij. Nga kontrollet në automjet u gjetën të fshehura në dysheme, 4 armë zjarri (pistoleta) që dyshohet se janë trafikuar në Shqipëri, në pjesë, dhe janë montuar më pas, me qëllim shitjen një grupi kriminal në Sarandë.

Hetimi vijon me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Nga Kategoria

Kryesore

Shkon të grabisë një banesë, 25-vjeçari shqiptar vritet në Itali nga pronari i shtëpisë

20 Shtator, 2026
Aktualitet

Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

20 Shtator, 2026
Kosova

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

20 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Horizonti i Elbasanit

20 Shtator, 2026

Shkon të grabisë një banesë, 25-vjeçari shqiptar vritet në Itali nga pronari i shtëpisë

20 Shtator, 2026

Zyrtare: Christensen dëmtohet sërish, Barcelona e humbet për disa javë

20 Shtator, 2026

Mbytet një 22-vjeçare në lumin Drini i Zi

20 Shtator, 2026

Publikohen formacionet e derbit të Madridit, Simeone lë Julián Álvarez në stol

20 Shtator, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, kryeministri Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

20 Shtator, 2026

FOTO/ Mimoza Ahmeti fotografohet duke darkuar në një restorant, kush është burri misterioz që e shoqëron

20 Shtator, 2026

Qëlloi për vdekje gruan se kujdesej për nipërit, Hysniu i nguli th*kën Lumturies para syve të të miturve, 14-vjeçari vuri në lëvizje efektivët e Tiranës (DETAJE)

20 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.