• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Pas protestave, jep dorëheqjen kryeministri i Serbisë! Millosh Vuçeviç: Vendimi im është i parevokueshëm

28 Janar, 2025
tek Kryesore, Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ka njoftuar dorëheqjen e tij pas protestave të shumta në Beograd.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mijëra studentë dhe qytetarë kërkuan përgjegjësi penale dhe politike për tragjedinë në qytetin e Novi Sadit, ku, më 1 nëntor të vitit të kaluar, 15 persona humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor.

“Vendimi im është i parevokueshëm”, theksoi ai, ndërsa shtoi se ka pasur dhe një takim të gjatë me presidentin Vuçiç, i cili pranoi vendimin dhe argumentet tij.

Lexo edhe:

Klod Lala: Çështja AKSh-i mund të rrëzojë qeverinë! Mirlinda mori 200 mijë € me kuti vere

Cllevio: Te burgu i Fierit isha me shefa komisariatesh dhe drejtorë bashkish Gango, ma shtruan me tapet të kuq

“Kjo politikë të cilës i përkas, partia që unë drejtoj, partia që fitoi, duhet të tregojë shkallën më të lartë të përgjegjësisë, të sjellë dhe të tregojë rregulla të reja të së drejtës në politikën serbe, të tregojë se është më e përgjegjshmja.

Pas kësaj ngjarjeje mbrëmë në Novi Sad, vendimi im i parevokueshëm është të jap dorëheqjen si kryeministër i Republikës së Serbisë. Kam pasur një takim të gjatë me presidentin VuçiJ, ai pranoi vendimin dhe argumentet e mia”, tha ai.

Presidenti Vuçiç mbrëmjen e djeshme në një adresim publik deklaroi se do t’i dërgojë një kërkesë Qeverisë serbe “për ristrukturimin më urgjent dhe më masiv të mundshëm”.

“Sepse në këto kohë të vështira politike, është bërë e qartë se kush është i gatshëm të punojë dhe të luftojë, kush jo, dhe duke pasur këtë parasysh, pres që më shumë se 50 për qind e ministrave të shkarkohen dhe zëvendësohen në një ristrukturim shumë, shumë urgjent”, ka thënë Vuçiç më 27 janar.

Ai ka thënë se në tre muajt e fundit, pas aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad – në të cilin kanë vdekur 15 persona – është krijuar një atmosferë që nuk është në të mirë të askujt.

“Në këta tre muaj, ne kemi dëgjuar shumë akuza kundër trupave shtetërore, thirrje për përmbysje të shtetit, kemi dëgjuar deklarata shumë të papërgjegjshme, jo vetëm nga opozita, por edhe nga ne në pushtet”, ka thënë ai.

Presidenti serb ka thënë se ka biseduar me përfaqësues qeveritarë dhe që ata “kanë deklaruar se kanë dëshirë të dëgjojnë palën tjetër” [studentët që po protestojnë] dhe që dëshirojnë dialog dhe bisedë.

Protestat e studentëve në Serbi

Studentët në Serbi janë duke bllokuar mbi 60 fakultete për më shumë se dy muaj.

Ata kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad.

Ata morën mbështetje edhe nga figura të shumta publike, aktorë, këngëtarë, sportistë, punonjës të medias, si dhe individë nga profesione të tjera, si avokatë, gjyqtarë, prokurorë, mjekë, edukatorë, e po ashtu edhe politikanë të opozitës në Serbi.

Autoritetet serbe thonë se në organizimin e bllokadave janë të përfshira edhe shërbimet e huaja inteligjente, ndërsa në mesin e studentëve ka edhe “mercenarë të huaj”.

Sipas tyre, këtë e dëshmon fakti se bllokadat e studentëve nuk ndalen, edhe pse kërkesat e tyre janë plotësuar – gjë që hidhet poshtë nga studentët.

Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.

Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.

Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Novi Sad ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave në lidhje me shembjen vdekjeprurëse të strehës në Stacionin Hekurudhor të qytetit.

Tags: serbi

Nga Kategoria

Aktualitet

Klod Lala: Çështja AKSh-i mund të rrëzojë qeverinë! Mirlinda mori 200 mijë € me kuti vere

24 Prill, 2026
Ekstra

Cllevio: Te burgu i Fierit isha me shefa komisariatesh dhe drejtorë bashkish Gango, ma shtruan me tapet të kuq

23 Prill, 2026
Aktualitet

Liqeni i Fierzës shëndrrohet në “Liqenin e mbeturinave”, gati për turizëm

23 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kupa e Turqisë: Ernest Muçi shkëlqen me Trabzonspor, realizon penalltinë vendimtare për t'u kualifikuar në gjysmëfinale (VIDEO)

Kupa e Turqisë: Ernest Muçi shkëlqen me Trabzonspor, realizon penalltinë vendimtare për t’u kualifikuar në gjysmëfinale

24 Prill, 2026

Klod Lala: Çështja AKSh-i mund të rrëzojë qeverinë! Mirlinda mori 200 mijë € me kuti vere

24 Prill, 2026

Cllevio: Te burgu i Fierit isha me shefa komisariatesh dhe drejtorë bashkish Gango, ma shtruan me tapet të kuq

23 Prill, 2026

Liqeni i Fierzës shëndrrohet në “Liqenin e mbeturinave”, gati për turizëm

23 Prill, 2026

Aksident fatal në Kavajë, makina i merr jetën këmbësorit që ishte në rrugë

23 Prill, 2026

Nëna me fëmijën e saj rrezikojnë jetën pasi trotuarët i kanë zaptuar kantierët e ndërtimit

23 Prill, 2026

Kriza politike në Iran, Kryetari i Parlamentit jep dorëheqjen nga negociatat

23 Prill, 2026

Rama i “hap derën” SHBA për të nisur sulme ndaj Iranit nga Shqipëria, por me një kusht

23 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.