• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rama sqaron ligjin për blerjen e tokës dhe ironizon protestuesit me vargjet e Gjergj Fishtës

25 Qershor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone ironike ndaj kritikave dhe akuzave të protestuesve për projektligjin që lidhet me blerjen e tokës nga persona të vendeve të Bashkimit Europian, duke i cilësuar kundërshtarët si keqinformues dhe të paaftë për të lexuar përmbajtjen e ligjit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një postim në “Facebook”, Rama citoi vargjet e At Gjergj Fishtës: “Po nuk ban kurrë hajër Shqipnija, n’se padija dhe krenija do të shkojnë njit si trupi e hija”, ndërsa ironizoi një deklaratë kundër projektligjit, ku ai cilësohej si “antikombëtar” dhe që, sipas kritikëve, cenon sovranitetin e vendit.

“Paj Zotin shikojeni se kush do ju shpëtojë nga unë, një patriot që nuk lexon dot një ligj me 10 nene”, shkruan Rama.

Lexo edhe:

Taulant Balla: 17-vjeçarët morën nga 100 mijë lekë nga PD për të djegur institucionet

Balla pas përplasjeve në Kuvend: Nuk do të bllokojmë integrimin në BE! Sfidon studentët: Mateni mbështetjen në zgjedhjet vendore të 2027-ës

Rama sqaroi se bëhet fjalë për një nga projektligjet e lidhura me procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe se dispozitat e tij do të hyjnë në fuqi vetëm shtatë vite pas anëtarësimit të vendit në BE.

Sipas Ramës, pas anëtarësimit, qytetarët e vendeve të BE-së do të kenë të drejtë të blejnë tokë në Shqipëri, njësoj si shqiptarët do të mund të blejnë prona në vendet e tjera të unionit.

“Me hyrjen në BE, Shqipëria do të jetë e madhe sa BE-ja dhe BE-ja do të jetë e vogël sa Shqipëria”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës:

PO NUK BAN KURR HAJËR SHQIPNIJA, N’SE PADIJA DHE KRENIJA DO TË SHKOJNË NJIT SI TRUPI E HIJA, SHKROI GJERGJ FISHTA ????

Paj Zotin shikojeni se kush do ju shpëtojë nga unë, një patriot që nuk lexon dot një ligj me 10 nene dhe shkruan:

“…Këta gjakprishur, vijojnë me projekt ligje që vendosin në shitje tokën e shqiptarëve për pushtuesit shqipfolës e të huaj, duke cënuar drejtpërsëdrejti territorialitetin dhe Sovranitetin Kombëtar.

Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që të kaloj ky ligj antikombëtar, përndryshe përshkallëzim, deri në mos bindje civile.

Sot edhe më shumë.

Deri në frymën e fundit…”

Në fakt, ky është një nga projekt-ligjet e procesit të negociatave, i cili siç mund ta lexoni hyn në fuqi 7 vjet pas hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur toka mund t’u shitet pushtuesve europianë në Shqipëri, njësoj siç mund të blihet nga pushtuesit shqiptarë në Europë, sepse me hyrjen në BE Shqipëria do jetë e madhe sa BE-ja dhe BE-ja do jetë e vogël sa Shqipëria

Tags: protestaRama

Nga Kategoria

Lajme

Taulant Balla: 17-vjeçarët morën nga 100 mijë lekë nga PD për të djegur institucionet

22 Tetor, 2026
Kryesore

Balla pas përplasjeve në Kuvend: Nuk do të bllokojmë integrimin në BE! Sfidon studentët: Mateni mbështetjen në zgjedhjet vendore të 2027-ës

22 Tetor, 2026
Aktualitet

“Vetëm në Shqipëri më shumë efektivë të lënduar”, Rama publikon shifrat: Policia në lartësinë e duhur gjatë protestave

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Dembélé dëmtohet, tension mes tij dhe Luis Enriques për menaxhimin e minutave

22 Tetor, 2026

Rrëfimi i çuditshëm i Gordon që e vendos në dyshim për El Clásico

22 Tetor, 2026

Taulant Balla: 17-vjeçarët morën nga 100 mijë lekë nga PD për të djegur institucionet

22 Tetor, 2026

Nico Paz shkëlqen ndaj United, Europa flet për argjentinasin

22 Tetor, 2026

Manchester United mendon për ndryshim në stol, Carrick gjithnjë e më shumë nën presion

22 Tetor, 2026

Balla pas përplasjeve në Kuvend: Nuk do të bllokojmë integrimin në BE! Sfidon studentët: Mateni mbështetjen në zgjedhjet vendore të 2027-ës

22 Tetor, 2026

“Vetëm në Shqipëri më shumë efektivë të lënduar”, Rama publikon shifrat: Policia në lartësinë e duhur gjatë protestave

22 Tetor, 2026

Samiti i Berlinit/ Rama mbërrin në Mal të Zi, batuta e kryeministrit: Kam helikopterë mbi kokë sa herë vij

22 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.