• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 23 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Një rrogë s’mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

23 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Ekonomi, Lajme, Shqipëri
Close-up aerial image of a seated older woman's hand holding coins in her palm while holding a purse in her other hand.

Close-up aerial image of a seated older woman's hand holding coins in her palm while holding a purse in her other hand.

Share on FacebookShare on Twitter

Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një pagë të barabartë me pagën mesatare neto mujore zyrtare prej 760 euro, nëse jeton i vetëm duhet të shpenzojë në një muaj rreth 853 euro, çka do të thotë se këto të ardhura atij nuk i mjaftojnë për të bërë një jetë normale dhe do të duhet të heqë dorë nga disa shpenzime jo të domosdoshme për të mbyllur muajin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të dhënat u bënë të ditura në një raport të fundit të Tradingpedia, e cila llogarit se raporti i shpenzimeve, si përqindje e pagës për një person të vetëm, që jeton në Tiranë është 112.2%. Ky është niveli i dytë më i lartë në Europë, duke lënë pas vetëm Lisbonën e Portugalisë, ku treguesi është 121.4%.

Tirana dhe Lisbona janë të vetmet qytete në Europë, ku paga mesatare mujore nuk mjafton që një individ të kalojë muajin, duke përllogaritur shpenzime për ushqime, shtëpinë, transport, kujdes personal, apo dhe argëtim.

Lexo edhe:

Skandali “Qatargate”, Belgjika lëshon urdhër arrest për ish-komisionerin e BE-së Dimitris Avramopoulos

Ndryshime në kupolën vendore të Policisë, emërohen drejtuesit e rinj në disa qarqe

Për të zbuluar se cilat kryeqytete ofrojnë standardin më të mirë të jetesës me barrën më të vogël financiare në raport me të ardhurat mujore, Tradingpedia krahasoi të dhëna nga 37 kryeqytete evropiane, duke marrë parasysh shpenzimet e përditshme dhe pagat mesatare neto mujore (paga “reale” pasi zbriten të gjitha taksat dhe detyrimet nga paga bruto). Informacioni për Shqipërinë është përpunuar nga Monitor.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore neto është 760 euro, ndërsa që një individ i vetëm të jetojë normalisht, raporti përllogarit që duhen 852 euro. Shpenzimi më i lartë është për qiratë, duke marrë 93% të të ardhurave, çka bën që individit të mos i dalë pjesa tjetër e pagës, që i mbetet prej 50 euro, ndaj ai duhet të marrë hua, apo të zgjedhë të vazhdojë të jetojë me prindërit, apo të ndajë qiranë me dikë tjetër.

Më herët, Monitor publikoi se qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, sipas të dhënave të agjencive imobiliare. Sipas koeficientit ndërkombëtar që përdoret për vlerësimin e përballueshmërisë së strehimit, qiraja konsiderohet e përballueshme kur nuk kalon 30% të ardhurave mujore bruto të familjes ose individit. Kur qiraja kalon mbi 30% të të ardhurave mujore, ajo konsiderohet e papërballueshme dhe sinjalizon stres financiar te një familje për strehimin. Nëse arrin mbi 50%, kjo gjendje quhet “housing cost burden” ekstrem, që rrit rrezikun e pasigurisë në strehim.

Nga llogaritjet, sipas formulës së koeficientit ndërkombëtar, një individ duhet të shpenzojë 77% të ardhurave të tij bruto apo 720 euro për të paguar shpenzimet e qirasë.

Nëse merret parasysh paga mesatare neto prej rreth 72 mijë lekësh (740 euro), shpenzimet për qiranë arrijnë rreth 97% të të ardhurave mujore neto, duke e bërë strehimin praktikisht të papërballueshëm për një individ mesatar.
Në të dyja rastet, treguesit qëndrojnë ndjeshëm mbi pragun prej 30% që konsiderohet kufiri i përballueshmërisë së kostove të banimit./Monitor

Nga Kategoria

Bota

Skandali “Qatargate”, Belgjika lëshon urdhër arrest për ish-komisionerin e BE-së Dimitris Avramopoulos

23 Qershor, 2026
Aktualitet

Ndryshime në kupolën vendore të Policisë, emërohen drejtuesit e rinj në disa qarqe

23 Qershor, 2026
Aktualitet

“Fuck You”, Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë! Pastrimi i parave, jo problem i madh

23 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Close-up aerial image of a seated older woman's hand holding coins in her palm while holding a purse in her other hand.

Një rrogë s’mjafton, shpenzimet e një individi sa 112% e pagës, e dyta më e lartë në Europë

23 Qershor, 2026

Skandali “Qatargate”, Belgjika lëshon urdhër arrest për ish-komisionerin e BE-së Dimitris Avramopoulos

23 Qershor, 2026

Ndryshime në kupolën vendore të Policisë, emërohen drejtuesit e rinj në disa qarqe

23 Qershor, 2026

“Fuck You”, Rama për Financial Times: Nuk jam “Godfather-i” i Shqipërisë! Pastrimi i parave, jo problem i madh

23 Qershor, 2026

“Ta di hallin, eja tek unë”, protestuesi i përgjigjet Ramës: Çfarë të pegnoi ta zgjidhje hallin tim?

23 Qershor, 2026

“Jetoj dhe punoj në Mal të Zi, s’kam lidhje me ngjarjen”, lihet në burg Besnik Kolndreu, akuzohet se fshehu makinën e tre autorëve të vrasjes së çiftit Mujeci

23 Qershor, 2026

Vala e të nxehtit shkakton tragjedi në Francë, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

23 Qershor, 2026

“Mos lejoni që halli juaj të përdoret kundër Shqipërisë”, Rama mesazh protestueve: Ejani tek unë, jam miku juaj

23 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.