Lionel Messi ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit. Ylli argjentinas shënoi ndaj Austrisë në ndeshjen e dytë të grupit në Botërorin 2026, duke arritur në kuotën e 17 golave në Kupën e Botës.
Me këtë gol, Messi kalon legjendën gjermane Miroslav Klose, i cili mbante rekordin me 16 gola të shënuar në historinë e turneut.
Momenti historik erdhi në minutën e 41-të, kur kapiteni i Argjentinës zhbllokoi rezultatin dhe kaloi kampionët e botës në avantazh.
Ndeshja kishte nisur me një moment të vështirë për Messin, pasi ai humbi një penallti në minutat e para. Megjithatë, argjentinasi reagoi si vetëm ai di, duke gjetur golin dhe duke vendosur një rekord të ri historik në Botëror.











