• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 20 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Berisha akuza Ramës: Ai ka mashtruar, ka vepruar si sulltan

20 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Ben Hasani: Përshëndetje Doktor, Edi Rama në fjalimin e tij kilometrik sot ia hodhi fajin rrjeteve sociale për protestën qytetare që sonte pritet të jetë më e madhja. Siç duket, Edi Rama nuk shikon asnjë problem tek vetja dhe qeveria e tij, por sipas tij fajin e ka algoritmi. Si i komentoni këto qëndrime?

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sali Berisha:

Unë këto qëndrime i komentoj si trillime, si fantazi e sëmurë, si verbëri nga pushteti i Edi Ramës.

Lexo edhe:

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet në rrjet”, Rama: Gënjeni e frikësoni njerëzit dhe bëni para me klikime

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe ne kemi gabime! Ja si po shpërndahet konflikti

Unë dua të theksoj këtu se dosja e Zvërnecit është fund e krye përgjegjësi direkte e Edi Ramës për mungesën totale të transparencës dhe dhunimin nen për nen të ligjeve të vendit dhe ligjeve ndërkombëtare.

Edi Rama përpiqet të fshihet, por mesa kuptoj unë, ai në mënyrë absolute ka mashtruar kompaninë dhe kompanitë pasi në kundërshtim me të gjitha kushtet ligjore, ai ka lëshuar lejen e zhvillimit, për hir të së vërtetës, çka ai e fsheh, ai ka lëshuar në janar të këtij viti edhe lejen e ndërtimit. Dhe ka lëshuar lejen e ndërtimit për tre blloqe.

Dhe kompania me noter ka kërkuar anulimin e lejeve të ndërtimit. Edi Rama i fsheh të gjitha këto. Edi Rama tani përpiqet t’i vendosë në ligj gjërat, por mashtron.

E kam thënë dhe e them përsëri se Shqipëria, si vend i cili negocion me BE-në për integrimin e plotë në BE, është e detyruar ligjërisht që çdo hap që ndërmerr në drejtim të zonave të mbrojtura, peizazheve të mbrojtura, rezervateve të paprekshme natyrore, parqeve kombëtare, është e detyruar të respektojë me përpikmëri ligjin evropian Natyra 2000 dhe direktivën e BE për habitatet dhe zogjtë që janë të viteve 2006-2008.

Të ndalemi pak këtu. Edi Rama ka kryer një krim të shëmtuar duke ndryshuar ligjin e zonave të mbrojtura dhe duke i krijuar dorës së tij të zezë për t’u shtrirë aty ku nuk duhet të shtrihet.

PD e kundërshtoi me forcën më të madhe atë ndryshim dy vite më parë. Komisioni Evropian ka kërkuar largimin e amendamenteve që bëri ai.

Edi Rama mashtron kur thotë se nuk kemi ndryshuar gjë.

Përveç kësaj, ka një ligj që ndalon dhënien e lejeve të ndërtimit apo zhvillimit aty ku ka konflikt gjyqësor privat. Dhe sot aty ka disa konflikte gjyqësore dhe ai bën lojë fjalësh.

Jo, nëse ka konflikt gjyqësor, pritet zgjidhja e konfliktit. Dhe kur mbrapa lind konflikt gjyqësor, ligji thotë se palës së dëmtuar i përgjigjet qeveria.

Edi Rama ka shumëzuar me zero komunitetin lokal, kusht themelor i Konventës së Aarhusit, konventë në të cilën Shqipëria është palë dhe detyron palët që për çdo veprim në zonë, duhet të konsultohen me komunitetin lokal.

Edi Rama ka dhënë lejet e ndërtimit dhe lejet e zhvillimit pa u bërë, siç kërkon direktiva evropiane dhe ligji shqiptar, pa u bërë vlerësimi i mjedisit, pa ua bërë vlerësimi i përshtatshmërisë që është kushti i parë. Asnjë nga këto hapa nuk është bërë. Tani thotë se po bëhen. Po duheshin bërë më përpara.

Sepse në qoftë se vlerësimi i papërshtatshmërisë thotë se nuk mund të investosh, nuk mund të investosh.
Kjo direktive nuk është pa garant.

Është gjykata evropiane e Luksemburgut që gjykon njëlloj si për të drejtat e tjera çështjet e mjedisit me rreptësinë më të madhe.
Edi Rama të gjitha këto i ka mbuluar sikur ta kishte pronë të tij.

Sikur po punonte në oborrin e tij. Edhe në oborrin e tij nuk mund të punonte në këtë mënyrë. Ai ka mashtruar, ka vepruar si sulltan i një sulltanati mesjetar.

Kështu që nuk e kanë fajin as algoritmet, as influencerët, as interneti jo e jo, po fajin e ka ai që e konsideron Shqipërinë çiflig të tij dhe që për interesa të veta është i gatshëm të marrë çdo vendim.

Nga Kategoria

Lajme

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet në rrjet”, Rama: Gënjeni e frikësoni njerëzit dhe bëni para me klikime

20 Qershor, 2026
Aktualitet

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe ne kemi gabime! Ja si po shpërndahet konflikti

20 Qershor, 2026
Aktualitet

Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës për shkak të emrit të Kushner dhe urrejtjes së Trump

20 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Berisha akuza Ramës: Ai ka mashtruar, ka vepruar si sulltan

20 Qershor, 2026

Brazili fiton ndaj Haitit, por ende nuk bind në Botëror

20 Qershor, 2026

Inter ndërton skuadrën për Champions, pas Palestrës synon Jones dhe Solet

20 Qershor, 2026

“Sheshi është thjesht studio xhirimi, protesta bëhet në rrjet”, Rama: Gënjeni e frikësoni njerëzit dhe bëni para me klikime

20 Qershor, 2026

Arda Güler në dëshpërim pas eliminimit të Turqisë, kamerat kapin fjalët e para të yllit të Real Madrid

20 Qershor, 2026

Rama: Asnjë qeveri nuk është perfekte, edhe ne kemi gabime! Ja si po shpërndahet konflikti

20 Qershor, 2026

Bellingham kërkoi ndihmën e Ancelottit, telefonata që e riktheu në formë para Botërorit

20 Qershor, 2026

Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës për shkak të emrit të Kushner dhe urrejtjes së Trump

20 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.