• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 29 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“S’a bir nëne a bir k**ve që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”, Rama u përgjigjet akuzave se ka udhëtuar në Zvicër me lekët e shtetit

16 Qershor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas shpërndarjes së një videoje në media sociale ku pretendohej se ai shihej në Basel të Zvicrës duke konsumuar “me shpenzimet e shtetit”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se në thuajse tre dekada në shërbim publik nuk ka kryer asnjë udhëtim privat me fonde shtetërore, dhe se e njëjta gjë vlen, sipas tij, edhe për familjen e tij.

Rama mori pjesë në ekspozitën “Parcours” ku është prezantuar edhe një nga skulpturat e tij.

Lexo edhe:

RAI shkarkon gazetarin Sigfrido Ranucci, nuk do të prezantojë më emisionin ‘Report’

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror me 673 diamante, vlera miliona dollarë

Reagimi i plote i kryeministrit Edi Rama

Qenka shpërndarë një video ku dikush më paska kapur mat duke pirë ujë në Basel të Zvicrës me shpenzimet e shtetit..

Në thuajse tre dekada shërbim publik unë kurrë nuk kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit dhe e njëjta gjë vlen edhe për familjen time.

Në 13 vjet në detyrën e kryeministrit unë dhe familja ime kurrë nuk kemi shkuar me pushime jashtë shtetit.

Në Zvicër isha i ftuar privatisht nga ArtBasel, panairi i përvitshëm i galerive më prestigjoze të artit në botë, ku janë prezantuar edhe vepra të miat. Kemi udhëtuar dhe qëndruar një ditë e gjysmë me bashkëshorten, si gjithnjë në këto raste plotësisht me shpenzimet tona.

Por ky është një rast i mirë në kohën e duhur, për të vënë një pikë të qartë mbi “i”:

Rreth njëzetë vite më parë, kur nuk më ishte regjur ende lëkura me baltën e shpifjeve e të akuzave pa hesap, pata vënë kujën publikisht duke thënë që “s’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme”!

Sot, dy dekada më vonë, nuk jam më natyrisht ai 40-vjeçari i pamësuar ende me qenërinë e arenës plot baltë të jetës politike, i cili humbte gjumin nga plagët përvëluese të shpifjeve dhe akuzave kriminale.

Por e them me krenari, se ajo fjali e lëshuar asokohe nga dhimbja e nga ndjenja e turpit përpara njerëzve të mi dhe të gjithë atyre që më kishin besuar drejtimin e Tiranës, qëndron 100% e paprekshme në përmbajtjen e saj edhe sot, përballë të gjithë atyre që më kanë besuar drejtimin e Shqipërisë.

Dhe mos e harroni asnjëherë:

Kush shpif apo akuzon pa prova kundër jush, ose e ka bërë vetë atë për të cilën ju akuzon ose do ta bënte po të ishte në vendin tuaj, prandaj edhe gjelozia apo urrejtja ose të dyja bashkë e bëjnë t’i besojë çdo maskarallëku që nxjerr nga goja.

Kur shoh se si bota ku jetojmë është bërë gjithnjë e më shumë falë rrjeteve sociale, lëndina ku ferrat e pafundme të rrenës shumohen me shpejtësinë e klikimit, ndërsa lulet e së vërtetës mbyten rëndom nga ferrat, më shkon gjithnjë mendja tek Librat e Shenjtë, ku shpifësi shfaqet edhe më i keq se vrasësi.

Nga Kategoria

Bota

RAI shkarkon gazetarin Sigfrido Ranucci, nuk do të prezantojë më emisionin ‘Report’

28 Gusht, 2026
Kryesore

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror me 673 diamante, vlera miliona dollarë

28 Gusht, 2026
Kryesore

TIA: Fluturimet drejt normalitetit pas ndërprerjes së përkohshme teknike

28 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Presidenti i Lille shpërthen pas barazimit dramatik me PSG-në: “Është skandal!”

29 Gusht, 2026

Cherki dhe Haaland shkëlqejnë, Manchester City merr fitoren e dytë në Premier League

29 Gusht, 2026

RAI shkarkon gazetarin Sigfrido Ranucci, nuk do të prezantojë më emisionin ‘Report’

28 Gusht, 2026

Grabitet muzeu në Vjenë, zhduket gjerdani mbretëror me 673 diamante, vlera miliona dollarë

28 Gusht, 2026

TIA: Fluturimet drejt normalitetit pas ndërprerjes së përkohshme teknike

28 Gusht, 2026

Çfarë ndodhi në takim: Rama u jep detyra të vetëve: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

28 Gusht, 2026

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe, i rritën fëmijët me sakrifica

28 Gusht, 2026

Barcola drejt Liverpoolit, francezi pritet të udhëtojë të shtunën drejt Anglisë

28 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.