Transferimi i Bradley Barcola te Liverpool duket gjithnjë e më pranë përfundimit, me sulmuesin francez që pritet të udhëtojë të shtunën drejt Anglisë.
Sipas L’Équipe, 23-vjeçari do të nisë udhëtimin për të kompletuar kalimin te Liverpool, pasi klubi anglez dhe PSG kanë arritur një marrëveshje në parim.
Operacioni pritet të kapë vlerën e rreth 120 milionë paund, afro 140 milionë euro, ndërsa tashmë mbeten hapat e fundit si testet mjekësore dhe firmosja e dokumenteve.
Barcola është një nga objektivat kryesore të Liverpool për krahun e majtë të sulmit dhe transferimi i tij do të përbënte një nga goditjet më të mëdha të kësaj merkatoje.











