• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 24 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Defekt teknik në avionin e Papës, Leone XIV kthehet në Romë me mjetin privat të Mbretit Felipe

13 Qershor, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një problem teknik në avionin që do të dërgonte Papa Leonen XIV nga Tenerife drejt Romës detyroi Atin e Shenjtë të zbresë nga mjeti pak para nisjes.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Për shkak të defektit, Mbreti Felipe VI i Spanjës vendosi t’i vërë në dispozicion Papës avionin e tij privat për kthimin në Itali.

Incidenti ndodhi në aeroportin e Tenerife-s, në fund të vizitës së Papës në Spanjë. Pasi qëndroi më shumë se një orë në bord duke pritur zgjidhjen e problemit, Papa Leone XIV u largua nga avioni i shoqëruar nga Mbreti Felipe, i cili e përcolli deri në sallën VIP të aeroportit.

Lexo edhe:

Pritet t’i komunikohet masa, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

Operacion i gjerë antidrogë në Turiq, ndalohen aktorë, futbollistë e këngëtarë

Komandanti i fluturimit informoi pasagjerët se ishte konstatuar një problem në një nga sistemet e avionit. Sipas tij, ekipi teknik po punonte për të identifikuar dhe riparuar defektin. Më vonë u bë e ditur se pilotët kishin vërejtur se një nga motorët nuk po funksiononte sipas parametrave normalë gjatë procedurave të nisjes.

Avioni i përfshirë në incident ishte një Airbus A320 i kompanisë ajrore Iberia, me regjistrimin EC-MDK.

Specialistët e mirëmbajtjes sugjeruan që avioni të tërhiqej dhe të pozicionohej përballë erës për të provuar një ndezje të re të motorit, pasi problemi mund të ishte shkaktuar nga kushtet e erës, në momentin e nisjes.

Fluturimi IB1477 ishte planifikuar të nisej në orën 15:20 sipas orës lokale dhe të mbërrinte në aeroportin e Romës pas më shumë se katër orësh udhëtim. Megjithatë, kompania Iberia konfirmoi se defekti teknik nuk mund të riparohej menjëherë dhe se të gjithë pasagjerët u detyruan të zbresin nga avioni.

Në një deklaratë zyrtare, Vatikani bëri të ditur se Papa Leone XIV do të kthehet në Romë me avionin e Mbretit të Spanjës, një gjest i cilësuar si shenjë miqësie dhe respekti nga ana e familjes mbretërore spanjolle. Avioni pritej të nisej rreth orës 18:00 sipas orës lokale dhe të mbërrinte në Romë rreth orës 23:00.

Tags: avioniLeone XIV

Nga Kategoria

Kryesore

Pritet t’i komunikohet masa, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

24 Shtator, 2026
Bota

Operacion i gjerë antidrogë në Turiq, ndalohen aktorë, futbollistë e këngëtarë

24 Shtator, 2026
Kryesore

Ndihmuan në arratisjen e Ergys Agasit, GJKKO lë në fuqi masat me arrest në burg për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin

24 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pritet t’i komunikohet masa, Vlora Hyseni mbërrin në GJKKO

24 Shtator, 2026

Operacion i gjerë antidrogë në Turiq, ndalohen aktorë, futbollistë e këngëtarë

24 Shtator, 2026

Ndihmuan në arratisjen e Ergys Agasit, GJKKO lë në fuqi masat me arrest në burg për Embro Sulejmanin dhe Fatjon Kalluçin

24 Shtator, 2026

Shtyhet sërish seanca për Metën dhe Kryemadhin, shkak mungesa e gjyqtares Rudina Palloj! Ish-deputetja: SHISH, në shërbim të krimit të organizuar dhe fik radarët

24 Shtator, 2026

“Je ‘non grata’”, Klosi përplaset me Berishën: Je i korruptuari më i madh në Ballkan

24 Shtator, 2026

Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan!

24 Shtator, 2026

“Parlamenti i Ergys Agasit”, Berisha përplaset me mazhorancën

24 Shtator, 2026

Rrëzohet kërkesa e PD për debat me Ramën për kryetaren e ShISh Vlora Hyseni

24 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.