Marcus Rashford do të rikthehet te Manchester United, pasi Barcelona ka vendosur të mos e blejë përfundimisht kartonin e tij.
Sipas Daily Mail Sport, klubi katalanas ka hequr dorë përfundimisht nga ideja e transferimit të përhershëm të 28-vjeçarit. Arsyeja kryesore lidhet me qëndrimin e Manchester United, që nuk ka pranuar të ulë çmimin e kërkuar për sulmuesin.
Barcelona shpresonte të arrinte një marrëveshje me kushte më të favorshme, por situata financiare e klubit nuk i lejon katalanasit të paguajnë shumën prej 26 milionë paundësh.
Tani Rashford do të kthehet në “Old Trafford”, ku trajneri Michael Carrick do të vendosë nëse do t’i japë një mundësi të re apo nëse anglezi do të largohet sërish në formë huazimi.
Gjatë eksperiencës së tij te Barcelona, Rashford luajti 49 ndeshje, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 14 asistime.











